Negociatat me BE-në/ Ja se si presidenti i KE Charles Michel dhe Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos nxjerrin blof Sali Berishën

Negociatat me BE-në/ Ja se si presidenti i KE Charles Michel dhe Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos nxjerrin blof Sali Berishën

Chareled Michel, Sali Berisha dhe Isabel Santos

Në një kohë që e gjithë Europa njëzëri po thotë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për negociatat të cilat duhet të hapen sa më parë, Sali Berisha vijon të luajë blofin me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në një video që po qarkullon në rrjet në takimet e tij elektorale me demokratët, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Shqipërisë nuk i hapen negociatat për shkak të krimit e drogës e akuza te tjera qe nga goja e tij ka 30 vjet qe dalin te njëjta.

‘Nuk është muri bullgar është muri i krimit, muri i drogës që i mbylli dyert Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ku jemi sot pas 9 vitesh, kemi 9 vite që shpërbëjmë ato që arritëm.’- thotë Berisha.

Por si qëndron e vërteta?

Vetëm dy ditë më parë, presidenti i KE-së Charles Michel në vizitën zyrtare që zhvilloi në Shqipëri tha se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe bisedimet e anëtarësimit duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Po ashtu edhe Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos nxjerrin blof Sali Berishën: ‘Shqipëria i ka pëmbushur detyrimet për mbajtjen e kësaj Konference. Ky është një sinjal i fortë se të gjithë po njohin meritat e Shqipërisë në përpjekjet e gjihë këtyre viteve për hapjen e negociatave,' shprehet Santos në një intervistë televizive./ Lexo

M.Q./A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sato: 22/05/2022 00:45

    Pra e keni vijen e sjelljes qe Saliu nuk na dashka te futemi ne BE. E rende kjo po te marrim parasysh qe kur Sali maskarai aplikoi ne KiE opozita PS e masakroi se qe heret dhe se krimi qe kudo. Ne dy opsionet ne kohe vetem nje gje nuk ka ndryshuar madje eshte zgjeruar: krimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi