Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama ironizon BE-në: Duke pritur Godonë...

Kryeministri Edi Rama

Një ditë pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Bashkimit për politikën e Jashtme, deklaratave për hapje të negociatave sa më shpejt me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, ka ardhur dhe një reagim i veçantë i Kryeministrit Rama.

Rama ka sjellë në vëmendje kryeveprën botërore të Samuel Beckett 'Duke pritur Godonë'.

"Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është sigurisht e rastësishme", shkruan Rama

Kujtojmë se dje Këshilli Bashkimit Evropian i ka kërkuar përmes një letre vendeve anëtare të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

’Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende.’’- thuhet në letër.

Këshilli i BE konstaton se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ndihet një sens i zhgënjimit të thellë në procesin e zgjerimit. Një prej faktorëve është mungesa e vendimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ritmi i ngadaltë i përparimit në rrugën e BE në Serbi dhe Mal të Zi, në zbatimin e përparësive kryesore për Bosnjë dhe Hercegovinën, dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në Kosovë dhe pasiguria në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, thuhet në deklaratë.

Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit evropian. Ky draft është paraprak dhe për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare duhet që të gjithë vendet të jenë dakord.

 

Why I think so often nowdays about Samuel Beckett's masterpiece while following statements on Albania and North Macedonia?
(Any resemblance to real events or persons, living or dead, is purely coincidental of course) #FutureofEurope pic.twitter.com/wTFgWDvzLN

— Edi Rama (@ediramaal) May 11, 2021

I.K./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të përballueshme për ju çmimet e produkteve ushqimore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vendimi negativ i BE, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS: Lajm që pritej! Sukses për Shqipërinë fakti që 27 vende i dhanë dritën jeshile!