Merkel: Ka ardhur koha për t'i çelur negociatat me Shqipërinë, diskutim me Këshillin e BE-së në mars (VIDEO)

"Është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është koha që të hapen bisedimet e pranimit. Parlamenti ynë ka rënë dakord për këtë". Kështu është shprehur kancelarja Gjermane, Angela Merkel gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, duke folur për samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb.

Në fjalën e saj, Merkel velrësoi Shqipërinë duke thënë se është pro hapjes së negociatave ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen, pasi sipas saj të dy vendet kanë bërë përparime në detyrat që u janë lënë.

"Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vettingut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat", tha Merkel.

Duke folur për Maqedoninë e Veriut, Merkel është shprehur se ajo i ka plotësuar kushtet që deri më tani pengonte çeljen e negociatave dhe ajo është arritjen e  marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

"Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t'i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t'u bëhen", tha kancelarja gjermane.

Merkel tha se pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani do ta trajtojmë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, qysh në muajin mars.  
Së fundmi, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili është cilësuar edhe si frenuesi kryesor i zgjerimit të BE-së, ka dhënë sinjale pozitive për sa i përket qëndrimit të tij pas një takimi në Paris me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Kroacia dhe më pas Gjermania kanë në dorë kryesinë e radhës së BE-së. Ndërkohë Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Olivér Várhelyi, teksa ditën e djeshme ishte në Shqipëri, u shpreh se do të punohet që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t'i çelen negociatat para samitit të Zagrebit në muajin Maj. Gjithashtu ai u shpreh se gjatë bisedimeve në Francë dhe në Holandë ka patur qëndrime pozitive për sa i përket hapjes së negociatatve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 17/01/2020 22:13

    Nuk duame se do na bëni skllevere!

    Përgjigju
  • B*3: 17/01/2020 09:09

    Per shqiptarin e thjeshte do te ishte nje arritje e madhe hapja e negociatave. Populli shqiptar meriton te jetoje me mire e mos te stigmatizohet si popull qe nxjerre kriminela, trafikante droge etj... Ne jemi popull punetore e gjithandej ku kemi qene e kemi provuar kete. Negociata = kontrolle me te detajuara = me pak korrupsion. Do pak kohe derisa te udhetojme te lire, pa u kontrolluar doganave si kope bagetish. Uroj qe 2020 te jete viti i popullit tim!

    Përgjigju
    • Gjorm: 17/01/2020 22:12

      Trafikanten jane vlonjatete jo gjithë shqiptarete

    • Beni: 17/01/2020 11:07

      Per shqiptarin e thjeshte negociatat jane asgje. Madje as qe do tja dije fare. Ekonomia, siguria dhe mirqenia po, i interesojne. Dhe te ashtuquajturat negociarta nuk i sjellin keto. Hapja e negociatave eshte nje element tekniko-politik ne procesin e antaresimit me BE. Shqiperia kurre nuk ka per ti permbushur ato kritere. Pasi thjesht smund. Por vendimarrja politike dhe interesat e vendeve te BE, ne vecanti Gjermanise, duan qe te hapet negociata. Nje forme pagese per zellin dhe sherbimet e lidershipit te Tiranes. "E shikoni, hapem negociatat". Keshtu do ti bjere gjoksit nga Kryeministri te kreu i Kuvendit...

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?