Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”.
”Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme”, theksoi ai.
”Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë. Më 15 tetor ne duhet t’i hapim dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t’i mbajmë”, theksoi Roth.
Edhe para pak ditësh, Michael Roth tha në një intervistë për DW se ”shpresoj që më 15 tetor në Bruksel do të kemi sukses së bashku në dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
67.7%
-
Jo
28.3%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 914
Lajme të tjera
-
BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19 Prill, 08:22
-
Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?
18 Prill, 15:55
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
18 Prill, 15:03
-
Maqedonia formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme
14 Prill, 16:12
-
Maqedonia e Veriut në ethe zgjedhore
31 Mars, 17:08
-
VIDEO/ Gjermania jep efekt me Kroos, mposht 0-2 Francën në Lyon! Gol pas 7 sekondash
23 Mars, 22:52
-
Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve presidenciale në RMV! Ali Ahmeti: Rusia ka hyrë në vendin tonë dhe ka themeluar parti
20 Mars, 19:49
-
Lista/ Miqësoret me Francën dhe Holandën, ylli i Real Madrid rikthehet te Gjermania
14 Mars, 17:36
-
Shtatë kandidatë në garën për president në Maqedoninë e Veriut
9 Mars, 17:07
-
Shqiptari fitoi Kampionatin Botëror të Picave në Itali, Hisen Tairi rrëfehet për Report Tv: Do hap picerinë time
8 Mars, 21:46
-
Gjermania vlerëson angazhimin e Malit i Zi ndaj reformave evropiane
4 Mars, 22:57
-
Vuçiç quajti Tajvanin pjesë të Kinës, reagon ashpër Michael Roth: Presidenti serb është zgjatim i Kremlinit dhe Pekinit
27 Shkurt, 12:17