Negociatat/ Shqipëria merr mbështetjen e Social Demokratëve gjermanë, Balla: Zgjedhorja jo peng i politikës

Grupi Social Demokrat në Gjermani kanë dhënë mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me Sekretarin e Shtetit Parlamentar te Gjermanise, Christian Lange.

Balla ka thënë se Lange i ka dorëzuar vendim pro të Grupit social Demokrat ndërsa për sa i përket grupit tjetër CDU/CSU, Balla ka thënë se pritet të japin përgjigjen e tyre me datë 24 shtator. Më pas Balla i pyetur nga gazetarët për situatën politike në vend është shprehur se qeveria ka bërë disa herë përpjekje për të arritur një konsensus me PD sa i takon Reformës Zgjedhore por ende nuk janë dakordësuar. Po kështu Balla pohoi se këto tentativa do të vijojnë dhe PS është e gatshme për bashkëpunim me opozitën parlamentare dhe atë jashtë parlamentit.

"Ne kemi thënë dhe jemi pro të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore dhe për sfidat që na persin përpara, siç është integrimi drejt BE" ka deklaruar Balla.

Teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve, Balla tha se politika nuk duhet të mbajë peng reformën.

Deklarata e plotë e Ballës: 

"Lufta kundër korrupsionit shoqëruara më hapat kundër luftës së krimit të organizuar, kanë bindur tashmë Komsionin Europian për negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Grupet në Bundestag e kanë marrë vendimin. Langer me dha vendimin e grupi Social Demokrat të cilët do të mbështesin vendimin pro për hapjen e negociatave. Grupi CDU/CSU do të shprehet me 24  dhe me pas përfundimisht Bundestagu gjerman do të jetë vendimi final për sa i përket Gjermanisë. Vendim i rëndësishëm. Pikë së pari falenderimin e meritojnë shqiptarët." 

A do të vijoni përpara pa PD për reformën zgjedhore?
Dëshira jonë ka qenë gjithmonë, sipas traditës, që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës shqiptare. Përsëri dua t’ju them se përpjekjet tona për të arritur konsensus me PD dot ë vijojnë. Gjatë javës që vjen do të kemi një komision me partitë, ku ato të shprehin qëndrimet e tyre.

A ka reformë pa PD?

Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën për Kodin Zgjedhor të Shqipërisë. Nga OSBE/ODHIR ka adresime që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen me kod zgjedhor të ndryshuar.

Kryeministri Rama pati një takim me kancelaren Merkel në Gjermani. A ka kërkuar Gjermania peshq në rrejtën e drejtësisë?

Në historinë e procesit të fillimit të bisedimeve, gjithmonë fillim i bisedimeve ka edhe çështje prioritetesh. 35 kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit janë një spektër i gjerë që kërkon reforma në të gjithë sektorët. Shqipëria ka kapitullin e 23-24 qe lidhen me shtetin e së drejtës. Ato janë të domosdoshme dhe ndaj pa qëllimin hapen të parat dhe mbyllen të fundit.

A është kërkuar që të çohen funksionarë të korruptuar të lartë të shtetit para drejtësisë?

Duhet të kuptojmë se funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me plan dhe numra funksionarësh apo përfaqësues të lartë përpara drejtësisë. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga politika. Ky ka qenë gur i themelit të funksionit të drejtësisë. Funksioni dhe ngritja e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, do te shoqërohet me një regjistër të personave të nivelit të lartë që duhen hetuar dhe gjykuar paanshmërish. Gjithmonë rruga e integrimit europian shoqërohet me standarde, kushte që çdo vend duhet t’i përmbush. Edhe vendet që janë anëtare të BE, shoqërohen me kushte që duhet të përmbushen.

A ka PS diçka për të lëshuar që t’i jepet fund krizës?

Ajo që duhet të kuptojmë është se Shqipëria përmbylli zgjedhjet e 30 qershorit, të cilësuara tërësisht të lira nga raporti i OSBE. Çdo palë duhet të kuptojë se bojkoti nuk të çon asgjëkund. Nuk ka më politikanë që të vrapojnë pas bojkotit. Ne kemi thënë dhe jemi pro të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore dhe për sfidat që na persin përpara, siç është integrimi drejt BE.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore