Liderët e BE pa vendim për negociatat! Macron veto Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut...Zgjerimi 'shtyhet' në 2020

BRUKSEL- Liderët e vendeve të Bashkimit Europian nuk arritën të marrin një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Aspak surprizë: Presidenti francez Emannuel Macron vendos veton përkundrejt shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, i bindur se progresi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk mjafton dhe se më parë duhet reformim i brendshëm i BE-së. Ndërkohë që kundër Shqipërisë janë pozicionuar edhe Holanda me Danimarkën. Por teksa Këshilli Europian nuk doli dot me një vendim, çështja e negociatave nuk do të mbyllet me këtu. Zgjerimi do të vazhdojë të diskutohet që para samitit të Zagrebit në maj 2020, i cili do të jetë destinacioni i radhës ku do të diskutohet nga ana e Këshillit Europian për çështjen e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të unifikohet qëndrimi i krerëve të unionit për çështjen e zgjerimit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi zyrtarisht mungesën e konsensusit mes vendeve të BE-së për të çelur negociatat, duke e quajtur dëshpërues dhe patjetër që do të shkaktojë zhgënjim mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por ajo tha se mirëkupton edhe qëndrimin e Presidentit Macron për reformimin e sistemit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Merkel tha se nuk pati një votim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se vende të BE-së (pa i përmendur konkretisht shtetet) kundërshtuan procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten, ndërsa teksa vlerësoi arritjet dhe progresin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, tha se vendi ynë ka ende probleme me azilkërkuesit. "Nëse ne nuk funksionojmë si duhet me 27 anëtarë, si mund të jetë më mirë me 28,29 apo 30. Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete”, shtoi Macron.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
Ish-kryeministri grek, Tsipras: Refuzimi i negociatave të Maqedonisë e Shqipërisë përbën një humbje për strukturën evropiane

Ish kryeministri grek Alexis Tsipras duke folur për  vendimin e Këshillit Evropian për të refuzuar hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut  e ka cilësuar veton e Francës si humbje për Strukturën Evropiane.

"Vendimi i Këshillit Europian për të refuzuar nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore është një mesazh dobësie dhe humbje për strukturën europiane. Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan se sa në Bruksel. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Europës. Ia kemi borxh popullit tonë." tha ndër të tjera Tsipras.

Ora 20:22
Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Papadimoulis: Macron veproi pas konsumit të brendshëm dhe nën presionin e Le Pen



Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitrios Papadimoulis duke folur rreth refuzimit për hapjen e negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut si humbje për Strukturën Evropiane ka thënë se Emmanuel Macron veproi nën presionin e të djathtës ekstreme të Marine Le Pen që kërkon ti marrë pushtetin.

"Për arsye të konsumit të brendshëm dhe nën presionin e Le Pen, Macron dha vendim negativ para një perspektive të zgjerimit, i cili do të fillonte nga një vendim dhe do të zgjaste për shumë vite". ka thënë Papadimoulis.

Ora 20:01
Negociatat/ Kryeministri i Greqisë: Kjo nuk është gjë e mirë as për Ballkanin as për ne


Duke folur për Shqipërinë , kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha që shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është diçka e mirë as për Ballkanin dhe as për vetë Greqinë.

"Unë mendoj se kjo nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë. Arma kryesore në duart e Greqisë ka të bëjë me perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Sa më të afërta të jenë këto vende me kursin evropian, aq më shumë do t'u jepet mundësia të bëjnë ndryshime, të merren me çështje në një nivel dypalësh ", shpjegoi ai.

Ora 19:24
Vetoja e Francës për negociatat/ Mbështetësi i PD, Eduard Kukan: I neveritur! Macron një sabotator i heshtur

Eduard Kukan, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, ka deklaruar se është i neveritur dhe i indinjuar nga vetoja që vendosi Franca për të mos hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësuesi historik i së djathtës Europiane dhe mbështetësi i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kukan ka hedhur akuza ndaj presidentit francez Emmanuel Macron duke thënë se ai është një sabotator i heshtur dhe ka kohë që e bën këtë. Ndër të tjera Kukan shkruan se nuk e besonte se vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte negativ.

Deklarata e plotë e Kukan:

"Jam shumë i neveritur dhe e indinjuar nga pozicioni i Francës në samitin e BE-së, i cili ka çuar në shtyrjen e mëtejshme të procesit të zgjerimit të BE-së. Unë e kisha një ide, sepse Presidenti Francez Macron prej kohësh ka luajtur rolin e një sabotatori të heshtur. Sidoqoftë, nuk besoja se ata ishin drejtuar në një vendim të tillë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vendim shumë dritëshkurtër dhe i papërgjegjshëm.

Tashmë, pjesa tjetër e besueshmërisë që kemi akoma atje do të humbasë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky është një gjest degradues drejt këtij rajoni strategjik për interesat globale të BE-së.

Do të dëshiroja t'u bëj thirrje partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor që të mos jenë të neveritur. Edhe pse e kuptoj plotësisht se sa e vështirë është. Në BE, ata kanë një shumicë miqsh dhe politikanë seriozë që do të vazhdojnë të punojnë me ta intensivisht për të arritur ambiciet e tyre evropiane. Do të dëshiroja t'u bëj thirrje atyre që të dëshmojnë në përparimin e tyre të ardhshëm evropian se ata kujdesen më shumë për krijimin e një Evrope të tërë dhe të bashkuar sesa ata që e komplikojnë veten sot." ka shkruar Kukan.

Ora 19:05
Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të BE: Ditë e keqe për Europën, dështuam!


Pas shtyrjes së fillimit të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme David McAllister deklaroi se kjo është një ditë e keqe për Evropën.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se Be ka dështuar për të përmbushur angazhimet e saj kur partnerët dorëzojnë të tyren.

"kjo është një ditë e keqe për Evropën, e cila u ndërtua në tejkalimin e ndarjeve të brendshme dhe të jashtme. Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje të tregojë lidership, kurajo dhe vizion strategjik. Mosarritja e vendimeve të guximshme dëmton stabilitetin, parashikueshmërinë dhe besueshmërinë e BE-së në sy  të partnerëve dhe miqve tanë.

 Ne kemi dështuar në një provë të aftësisë së BE-së për të përmbushur angazhimet e saj kur partnerët tanë dorëzojnë të tyren.  Duke mos arritur të njohë udhëheqjen vizionare dhe reformat e dhimbshme, të thelluara dhe të përmbushë premtimet tona, BE rrezikon të heqë dorë nga leva e saj dhe të sinjalizojë që aktorët e tjerë janë të lirë të ndjekin axhendën e tyre në rajon.

 Mosvendimet tona kanë dështuar miqtë dhe aleatët tanë evropianë.  Dritarja e mundësive e hapur nga marrëveshja historike e Prespës dhe reformat gjyqësore në Shqipëri tani po mbyllet.

 Sot, një pakicë e vogël në Këshill është përgjegjëse për faktin se Evropa del e ndarë, në vend që të përparojë unitetin dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor.  Këto shtete anëtare kanë diskredituar gjithashtu qëndrimin e Parlamentit Evropian, i cili mbështet hapjen e pakushtëzuar të negociatave."

Ora 16:08
Këshilli Europian publikon vendimin: Ja kur rikthehet sërish çështja e negociatave

Këshilli Europian ka publikuar vendimin për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në dokumentin zyrtar të publikuar nga Bruksel thuhet se KE do t’i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020. Liderët e Bashkimit Evropian pas një debati të gjerë nuk arritën të bien dakord për t’i dhënë një “Po” Shqipërisë për shkak të vetos të vendosur nga Franca.

Ora 15:15
Junkcer: Gabim historik

1571404585_juncker.jpg

Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negatvi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veirut ishte një gabim historik.

“Pata thënë në fillim të mandatit tim se nuk do të kishte zgjerim gjatë këtij mandati. Por çështja këtë herë nuk ishte kjo, çështja ishte nëse ato ishin apo jo kandidatë në nivelin e duhur për të na lejuar që nisnin bisedimet. Unë mendoj që ishte një gabim historik”, u shpreh Juncker në fjalimin e fundit për të në këtë pozicion.

Ora 15:14
Mesazhi i Macronit për shqiptarët pas vetos kundër negociatave

1571403298_macron2.jpg

I pyetur se çfarë mesazhi ka për shqiptarët, presidenti francez u përgjigj duke përsëritur një qëndrim të tijin se nuk ka sesi t'i shpjegojë popullit të tij që Shqipëria, me numrin e lartë të azilkërkuesve, edhe pse është vend i sigurt, do të futet në BE.

"Është e vështirë t'i shpjegojmë francezëve që do t'i hapim negociatat Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE, sepse Shqipëria konsiderohet si një vend i siguritë dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë. Kemi probleme me azilkërkuesit, nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t'i kuptojnë. Çështja e emigrimit nuk është vetëm në Shqipëri, por në disa vende të tjera, nuk është se lidhet vetëm me Shqipërinë, janë probleme që duhen rregulluar", tha Macron.

Më herët tha ai, BE-ja duhet të reformohet dhe nuk është momenti i duhur për zgjerim të mëtejshëm. "Na duhen më shumë muskuj, më shumë solidaritet, më shumë koherencë, në mënyrë që të jemi në të njëjtin nivel, ndaj dhe unë kam shprehur ato për të cilat nuk bie dakord. Duhet të jemi të hapur ndaj disa diskutimeve, ndoshta edhe lidhur me zgjerimin, por fillimisht na duhet një reformim i procesit në mënyrë që të ketë diferenca me vitet e mëparshme".

Ora 15:00
Macron: Shqipëria ka bërë progres, por ka probleme me emigrimin! Përpara zgjerimit duhet reformim i BE

Pas dy ditësh takimesh intensive me krerët e BE, presidenti i Francës Emanuel Macron nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë një konference për shtyp Macron u shpreh se fillimisht duhet reformim i BE e më pas të rishikohet procesi i intregrimit të këtyre dy vendeve, ndonëse sipas tij kanë bërë reforma të dukshme. Ai tha se Shqipëria ka probleme me emigrimin.

Macron deklaroi se BE ka disa probleme të brendshme dhe duhet fillimish finalizimi i Reformave të Brendshme.

"Patëm një disktutim të gjatë sa i përket zgjerimit të BE. Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë se është progres por i i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka probleme me emigrimin. Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, dhe përpara se të nisë zgjerimi ka nevojë për reformim të brendshëm. Në fakt dihet se nuk i hapim dyert nuk do ketë më përpjekje, por kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona. Ne nuk mund të hapim dyert dhe ata të futen brenda. Duhet parë se ku janë këto vende që duan të futen në BE. Duhet t'i shohim këto vende që janë në proces. Ne duhet të shohim në hapat e mëtejshëm se çfarë mund të bëjmë. Procesi duhet parë i gjithi. Në momentin kur do hapim dyert mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Europën Na duhet strategji. Këto janë komentet që doja të ndaja me ju. Këtë mëngjes bashkë me Angela Merkel patëm një sesion pune, diskutuam për komision të ri. Është i rëndësishëm zbatimi i kësaj axhende. Patjetër që Zaev dhe Rama kanë bërë punën e tyre, të mos e gënjejmë veten, kemi nevojë për progres në vendet tona pastaj të bëjmë përpjekjet për zgjerim. Le të mos gabojmë, momenti që hapen negociatat ka një sërë çështjesh të tjera që duhen plotësuar”, u shpreh Macron.

Ora 14:48
Tusk: Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

1568624347_tusk.jpg

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se nuk pati unanimitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Do t'i rikthehemi kësaj çështje në maj", tha Tusk, duke shtuar se  "nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë".  

"Ju lutem mos u dorëzoni sepse ju e bëtë punën tuaj", tha ai.

Ora 14:35
Negociatat/ Merkel: Franca dha veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut! Dëshpëruese, nuk mbajtëm premtimin

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është dëshpëruese që negociatat për anëtarësim në Bashkimin evropian të mos hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim i ardhur ky jo surprizë, pas vetos së Francës. Në një konferencë për mediat gjatë samitit të liderëve të BE-së për çështje të nxehta të unionit, Merkel tha se Gjermania dëshiron që negociatat për dy vendet të hapen pasi si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres. Por kjo tha Merkel - nuk ka bërë ende që shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim unanim. "Ka pasur ndasi sa i përket një procesi të përbashkët integrues të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut".

Franca dha kundërshtimin e saj sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha Merkel, duke e vlerësuar një vendim dëshpërues për të dyja vendet. Megjithatë, kancelarja tha se ka pasur disa vende të BE-së që ndarazi dhanë qëndrim skeptik vetëm për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

"Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe jo për anëtarësim, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë probleme, përfshi edhe migracionin, megjithëse Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Kur bëjmë premtime duhet t'i mbajmë ato dhe jo t'i kthejmë shpinën vendeve. Janë disa faza sa i përket anëtarësimit në BE, unë vërtet dua një bashkim të këtyre vendeve, por më parë duhet të kalojnë në faza të ndryshme të këtij procesi", tha Merkel.

Ora 14:22
Hahn: Dështimi për hapjen e negociatave përgjegjësi e BE-së! U dëmtua seriozisht besueshmëria

1571398385_hahn.jpg

Komisioneri Johaness Hahn ka reaguar sërish për qëndrimin kundër hapjes së negociatave me BE dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn tha se kjo rrezikon besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

"Për të qenë të qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është tek vendet që shpresojnë për një vendim pozitiv. Ata u dorëzuan. Ishte BE që dështoi sepse nuk arriti të hapet për shkak të problemeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë", shkruan Hahn.

Postimi i Johanes Hahn
Ora 14:05
Ish-kryeministri suedez i ashpër me kundërshtarët e negociatave: Shkelën premtimin

Vendimi që Franca, Holanda dhe Danimarka morën për të bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka shkaktuar reagim të shumta.

Ish-kryeministri suedez Carl Bildt, i cili është një nga këshilltarët honorifik të BE-së, ka pasur reagim të ashpër ndaj tri shteteve, duke i akuzuar se kanë shkelur angazhimin dhe premtimin ndaj ty vendeve.

“Kjo nuk është një gjë e vogël. Duke bllokuar çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Franca, Holanda dhe Danimarka, jo vetëm po shkelin mbi një angazhim dhe premtim, por e deprivojnë BE-në nga një qasje e besueshme në këtë rajon. Kush do t’i mbledhë në fund copat?”, -ishte shënimi që bëri Bildt në Twitter.

Në fund të reagimit, Bildt kishte ngritur dhe shqetësimin se kush pritet të përfitojë nga ky vendim, dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Shumica prej komentuesve janë shprehur se nga ky vendim, më të fituar janë Rusia, në disa raste edhe Turqia dhe Kina, duke nënkuptuar se këto shtete mund të shtojnë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Ora 13:32
Hahn jep lajmin negativ: Nuk ka hapje negociatash, rrezik për destabilizim në Ballkanin Perëndimor

Duket se fati i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është vendosur edhe vendimi është negativ.

Kështu të paktën shprehet komisioneri Johannes Hahn, përmes një mesazhi në “Twitter”, i cili bën me dije se udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë.

Hahn thotë se vendimi i BE për mos të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të ketë pasoja të renda, deri në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë. Kjo është tregoi një zhgënjim ekstrem. Vendet e BE tani duhet të sqarojnë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky nuk është moment lavdie për Evropën.

Refuzimi i zgjerimit do të ketë pasoja negative, përfshirë edhe rrezikun për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, që do të ketë ndikim të plotë në gjithë Evropën. Falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar bënë gjithçka për të arritur një vendim me rëndësi të madhe dhe strategjik për Evropën, si dhe luftuan për të dërguar sinjale shprese te qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Johannes Hahn.

Ora 13:11
Presidenti i Parlamentit Europian: Si t'ia shpjegojmë popujve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vonesën e negociatave

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka deklaruar se Komisioni Europian mbështet hapjne e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai tha se do të jetë e vështirë t'i shpjegohet popujve të këtyre dy vendeve pse po vonohet hapja e negociatave.

“Ne mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Komisioni Evropian është në favor të kësaj dhe ne do ta kemi të vështirë t’i shpjegojmë njerëzve të atyre vendeve pse po i vonojmë ata. Kur ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë që t’i bashkohemi kësaj përpjekje”, tha ai.

Ora 12:21
Negociatat/ Kancelarja e Austrisë: Është koha për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kancelarja austriake, Brigitte Bierleinj ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur një pjesë të mirë të kushteve dhe për solidaritetin BE-së dhe sigurinë brenda saj mosçelja e negociatave nuk është një sinjal i shkëlqyeshëm.

“Për solidaritetin e BE-së dhe për sigurinë brenda hapësirës, ky nuk është një sinjal i shkëlqyeshëm. Është folur që prej qershorit 2018 për të filluar bisedimet e pranimit, tashmë është marrë një kohë shumë e gjatë dhe, siç e përmenda, Maqedonia e Veriut ka zgjidhur beteja për sa i përket identitetit dhe krijimit të një strukture krejt të re. Shqipëria ka përmbushur gjithashtu shumicën e kërkesave dhe është koha që ne të fillojmë negociatat e pranimit”, theksoi Bierlein.

Ora 12:19
Presidenti i Lituanisë: Refuzimi i negociatave do të shkaktojë pasoja të rënda politike

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda është shprehur i zhgënjer për qëndrimin e liderëve të BE për mosçeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Të gjithë pajtohen që Maqedonia e Veriut ka bërë shumë dhe ka ndryshuar emrin e saj, ka ndryshuar Kushtetutën e saj dhe ka bërë gjithçka për t'u ftuar. Prandaj, mendoj se mungesa e vendimit do të sjellë pasoja të rënda politike në Maqedoninë e Veriut", deklaroi ai.

Ora 11:54
Kryeministri kroat: Mbrojtëm hapjen e negociatave, inkurajojmë vijimin e reformave në Shqipëri

Kryeministri Andrej Plenkoviç u shpreh sot i keqardhur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai theksoi se ky ishte një momenti mirë për çeljen e negociatave, ndërsa u shpreh se Kroacia do të vijojë të mbështesë reformat që kanë ndërmarrë këto dy vende.

“Sa i përket zgjerimit, ne kemi mbrojtur qartë dhe me zë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për shkak të një numri të vogël vendesh, nuk u arrit në përfundim. Kroacisë i vjen keq për këtë, ne mendojmë se ky ishte një moment i mirë. Ne duhet të dërgojmë një mesazh për miqtë tanë në këto dy vende për të vazhduar reformat, dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim fuqimisht ato.

Ndodh në një kohë kur ne duhet të përcaktojmë se çfarë duhet të bëjmë në dekadën tjetër dhe me çfarë mesazhi po shkojmë drejt Europës Juglindore. Zona nuk ka të ardhme tjetër, por të jetë pjesë e BE-së", tha ai.

Ora 11:53
Kryeministri i Bullgarisë: Asgjë nuk ka mbaruar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendimi vetëm mund të shtyhet

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov ka deklaruar se asgjë nuk ka përfunduar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i takon çeljes së negociatave.

"Asgjë nuk ka mbaruar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo vetëm po shtyhet. Është një fakt që ne nuk pranuam të kishim një vendim me shkrim për zgjerimin në Këshill. Ata kanë mbështetjen tonë që nga fillimi dhe gjithçka që filloi mund të përfundojë për gjashtë deri në shtatë muaj. Kam pasur një bisedë të gjatë me Zoran Zaev, dhe e këshillova që të mos jepte dorëheqjen. Ai bëri shumë dhe ka shumë për të bërë" tha Borisov,

Ora 11:13
Kryeministri i Holandës: Nuk ka përfunduar ende asgjë për negociatat e Shqipërisë

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka folur pas përfundimit të samitit të ditës së parë të liderëve europianë. Ai ka deklaruar se asgjë nuk është përfundimtare dhe se gjithçka pritet të vendoset gjatë ditës së sotme, raporton Tema.

“S’ka përfunduar asgjë në letër dhe çështja është shtyrë për një takim tjetër. Holanda kishte shqetësim të madh për Shqipërinë dhe s’është marrë vendimi për të hapur negociatat. Për Maqedoninë kemi më pak shqetësim, por ka shumë vende të tjera që konsiderojnë që duhet t’i trajtojmë të dy vendet bashkë. Për Shqipërinë ka shumë shqetësim pavarësisht se vendi ka bërë hapa përpara. Është e arsyeshme të mos hapen negociatat me Shqipërinë tani, por ndoshta në të ardhmen. Nuk jam takuar me Zaev dhe Ramën. Rama ka bërë hapa përpara, por ka shumë hapa për të ndërmarrë”, tha Rutte.

Ora 11:09
Negociatat/ Kotzias: BE nuk ka vizion strategjik, do jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajon

1532170841_kotzias.jpg

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias thotë se Bashkimi Europian po përballet sot me një mungesë të fortë vizioni. Ai i bën thirrje unioni europain që t’i hapen negociatat Maqedonisë së Veriut, përndryshe, nëse kjo nuk ndosh thotë ai, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë”

“Ndërsa  Siria është në zjarr, BE nuk ka vizion strategjik. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani. Mbështetja e prekshme e Marrëveshjes së Prespës dhe stabiliteti i Evropës Juglindore është e domosdoshme.  Përndryshe, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Kotzias
Ora 10:51
Qëndrimi i Francës për negociatat/ Fajon sulmon Macron: Po bën lojë të ndyrë politike! BE po merret peng

1526395481_TanjaFajon650x358.jpg

Anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë marrë një dritë jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim. Fajon sulmoi ashpër Macron duke thënë se po luan një lojë të ndyrë duke cënuar besueshmërinë e Bashkimit Europian.

"Jam ekstremisht e zhgënjyer që Bashkimi Europian humbi edhe një tjetër mundësi për të demonstruar se çështjet e zgjerimit ka rëndësi dhe se ne i mbajmë premtimet tona. Bashkimi Europian është marrë sërish peng nga Franca e cila nuk kupton dhe vazhdojë të minojë interesin tonë për Ballkanin.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën një dritë jeshile për hapur bisedimet me BE ditën e djeshme. Parlamenti Europian mbetet një aleat i fortë gjithesi. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do të paguajnë çmimin", shkruan Fajon.

Postimi i plotë i Tanja Fajon
Ora 10:36
Conte: Gabim historik nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë! Kanë një jetë me sytë nga Europa (VIDEO)

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka folur pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE. Conte shpreh se dita e djeshme do të mbahet mendj si një gabim historik pasi Europa duhet të merrte pranë vetes vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilët kanë një jetë që duan të anëtarësohen.

"Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e perandorisë osmane, pas Luftës së dytë botërore ranë nën regjimin komunist.

Ata kanë një jetë të tërë që duan të hyjnë në Europë, ata e ëndërrojë të hyjnë në Europë.

Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq.

Jam përpjekur shumë që të bind kolegë duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe

Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua tu gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do ti mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë", u shpreh Conte.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaaaa: 18/10/2019 16:28

    U lumt britanise qe doli nga ky klub

    Përgjigju
  • Hi hi hi: 18/10/2019 16:28

    O njerez te zhgenjyer nuk e ka fajin Evropa por Ilir kokmadhi e Sali rrota.25 vjet vjedhje hipokrizi vrasje......

    Përgjigju
    • Anxhelo: 22/11/2019 00:18

      Ore vk cpun ka saliu ktu, po ke edi ramen 8 vite qeverisje, ska ba asigja, ske salen nkrye me edi ramen, or komunist, qe ju maroft fryma komunistave

    • shqiptarja: 18/10/2019 17:16

      Jo vetem Iliri e Saliu, por TE GJITHE ata qe kane qene ne krye te ketij vendi pa perjashtim kane gjynahe me kete vend e me kete popull ! Madje edhe ky shtyp klinetelist qe i tour lavde pushteteve qe nderrohen eshte pergjegjes per obskurantizmin e ketij vendi!

  • Pyka: 18/10/2019 16:23

    Dua të përpiqem të jem i paanshëm.1-Popullit shqiptar ky Macron i bëri dëm.2-Shpresoj që të mos njohi realitetin shqiptar,e kundërta do të ishte skandal.3-Qeveritë shqiptare Franca i njeh dhe si pjesë e BEse e ka pasur kohën per ti korrigjuar shqiptarët.4-Nje shteti te madh si Franca nuk i takon,të bëj rolin e një shteti të vogël.5-Korrupsioni në shqipëri është jashtë kontrollit dhe veprimi i Francës nuk është se ndihmon për mirë.6-Eshte moment i artë për ato grupe në shqipëri dhe jashtë saj që të sulmojnë demokracinë e dobët me korrupsion e krime dhe këtë Macron duhet ta dinte,nuk besoj se donte të kundërtën.Megjithatë shqiptarët kanë mbijetuar.Dhe ne fund....vetem shkaterrimi i KÇKse dhe burgosja e politikaneve që urrejnë popullin e vet,të korruptuar deri në palcë,do të krijonte europën në Shqiperi!!!

    Përgjigju
  • fatmir gazi edepsssëz çfarrkarri: 18/10/2019 16:13

    O makron po të ishe ti burr s'merje gjyshen tënde për grua o burec. Po Shqiptarët ta ngulitin në kok të punojn për vëndin e tyre e mos të ngelen në mëshirën e burecve të till. Ky sështë i zoti për veten e tij e jo më të bëj për të tjerët .

    Përgjigju
  • Pini iku: 18/10/2019 16:12

    Po hajt se presim deri 2020. Pak do ndryshonte se BE na jep fonde, por nuk I vjelim dot nga kapacitetet e uleta. Me mire ngel ne klase 1 se te dyte.

    Përgjigju
  • Anna: 18/10/2019 16:10

    I lutem zotit kryeminister te terheqi kerkesen per anetaresim..un sdua te jem diku ku sme duan..sdua te rri aty ku sme duan...sdua te rri aty ku sme duan...nrihu o popull dhe mos rri te shohesh se si te percmojn...un sdua te jem europ kot sa per sy un dua te jem europ ne shpirt...boooooolll me

    Përgjigju
    • Tiku: 18/10/2019 17:50

      Mir o Anna ti ne regull e ke moj xhan se ju grat e keni te zgjidhur e te leht nje shkelie syri ecni perpara po ne burrat ku te vemi ,

  • O tej: 18/10/2019 15:54

    Evropii kur ti doje by Birishes na fut

    Përgjigju
  • Fredi: 18/10/2019 15:54

    MPJ të detyrojë konsujt francez, holandez e danez të lënë Shqipërinë!

    Përgjigju
  • Na pla by: 18/10/2019 15:46

    Zoti Makron gjysma e Frances jane afrikane dhe I takojne Europes,shqiptaret ku duhet te vendosen "?Te fala zyshgjyshes

    Përgjigju
  • Wayne: 18/10/2019 15:39

    Një gjë e mir; kesj rradhe nuk ishte problemi tek ne, më se paku tek shumica dërrmuese e anëtareve. Qëllimi ynë si popull duhët prap se prap të jet vazhdimi i reformave të ndermarra. Në rast se qeveritaret e këtij vëndi deshtojn, pa marr parasysh në cilil nivel, ata duhët të penalizohën me vota. Populli e ka në dor, kërkimi i llogaridhenjëa duhët të ngrihet në nivele më të larta. Tek e fundit, në qoft se ne si popull ja arritim që t‘i disciplinojm sherbyesit tanë të sillen ashtu, jam besimplot se nuk kemi novojë për europen, por ajo dot ket nevojë për ne.

    Përgjigju
  • Tutu: 18/10/2019 15:18

    Neve nuk na don Evropa se jemi shtet me shumice myslymane.... te vjen per te vjelle kur diskriminohemi ne qe jemi nje popull i nje race homogjene dhe totalisht te paster... nje popull ateist... dhe qe diskrimonohemi nga Franca e lekurzinjve afrikane... apo Gjermania e Turqeve fondementalist myslyman... cfare Evrope ... nje kazan emigrantesh nga me te lodhurit qe nuk e di se kush e si e beri enderren tone primare...po te jemi te zote si popull te zgjohemi dhe ta bejme vete vendin tone... ne fund te fundit cdo e zeze ne kete vend nga kjo Evrope eshte importuar... te qerohen gjithe ajo armate qylaxhinjsh me status evropiane qe vec e grabisin kete vend prej 30 vjesh...

    Përgjigju
    • Brandi: 19/10/2019 04:00

      Un jam i idese se refuzimi i shqiperise nuk ka te bej fare per faktin qe shqiperia eshte me shumice muslimane, sepse Franca ka me shume se 3 milion musliman qe jetojne ne periferi te parisit, sipas meje mos mbeshtetja e frances eshte per motive ekonomike , sepse me hapjen e negociatave te shqiperise dhe maqedonise feten me te madhe te ekonomise dhe zhvillimit te shqiperise dhe maqedonise e merr ne dore italia edhe kjo do kreonte shum probleme per ekonomine franceze, sepse dashnorja tyre Serbia nuk dalje ne det edhe per francen eshte nje problem joni vogel !!!!!

    • Tutnga: 18/10/2019 17:52

      Race homogjene dhe te paster shqiptaret ne Shqiperi?O lum miku ku i mer ilaçet ti se qenkan me efekt te forte?Ik o bajge e perandorise Otomane se vetem ti i beson keto gjepura.Shqiptaret ishin ashtu mbase ne periudhen e ilireve dhe pellazgeve por me pas ka rjedhur shume uje ne mullirin ballkanik.Mjafton tju shohesh turinjte prej mongoli vetullzinj vetullngjit dhe kokcepa si turqit qe tkuptosh sa rrace e paster jeni ne Shqiperi.Shqiptaret e paster jane ne jug te italise ne fshatra ukrainas dhe neper bote jo ne Shqiperi.

  • Hahaha: 18/10/2019 15:14

    O njerez te mjere po' nuk e la fajin koco kokedhima por Edo kokedhima.mos komentoni me mire se ma neveritet fare.

    Përgjigju
  • redi: 18/10/2019 15:03

    Faleminderit 25 kyeministrave te Europes dhe vecanerisht zonjen e madhe Melker per mbeshtetjen e aspiratave te shqiptateve ,ndersa per Francen e Majronit dhe Hollanden e Rhuters vetem neveri dhe urrejtje per qendrimin e tyre antishqiptar.Rama nuk ka kurajo ti tregoj Makronit dhe Rhutersit se me ju nuk na nevoitet as miqesia dhe as bashkepunimi .Te ik8n nga Sgqiperia dhe syte mos tia shohom.Jo -ja e tyre ishte kunder shqiptareve dhe pastaj qeverise.Me mire jasht BE se si pi vepron Makroni ,Britania veproj shume drejt

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 18/10/2019 14:59

    Po detyrohemi edhe sot ne fundekades se dyte te shek.21.qe, jashte deshires per rikthim mbrapa kujteses se kaluar historike e kombetare.te perserisim urretine intelektuale, te perserisim Fishten e Madh…"Moj Evrope...Moj.k...a e motit…!"...

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 18/10/2019 14:58

    Ore genjehet ndonje burokratuc i be ne shqiperi me bushtra... por kryeministrat kane infot nga inteligjenca dhe e dine shume mire se sa i vlen lekura drogaxhiut...gjynah e hengren maqedonsit kot nga ne... verkut mavi ti therrasin mendjes...ah harrova fajin e ka sala dhe opozites yyytttt

    Përgjigju
    • robt ku ti kesh o robsh: 18/10/2019 16:45

      kjo sharje eshte per ty qe mbase zgjohesh nga gjumi se ke marre shume ilace nga ata qe te hedhin nje kocke si ata qent e rrugeve.si te hapen negociatat nga kjo evrop qe na beri sopa?si mund te japi te drejta te njejta kur te ka marre cdo gje dhe do qe te te ket gjithmon nen sundim?sa i trash qe je/??ballkani eshte si ajo fusha qe luanim kur ishim femij qe shkonim dhe benim zhurme nga lagja tjeter per te mos prishur qetesin e lagjes tone.po arrite ta kuptosh ke fituar nje kg domate.dhe ato shtete qe thane po i kane pondaruru leket te jo-ja e te tjereve.se vetem luli more derdimen do bente lobim ne kurriz te shqiperis?jo more leshko jo se ka dhe shume shtete te tjera qe bejne ne fshehtesi lobime.as nuk kemi per tu futur kurre se nuk kemi mendere te bejm shetet pa ato kurvat qe na japin mesim se si duhet te jemi te ndershem

  • durrsi: 18/10/2019 14:57

    gjithsesi flm zonja Merkel.....

    Përgjigju
  • Sasss: 18/10/2019 14:07

    Do hapen mos u merziteni se do hapen ju them un se do hapen

    Përgjigju
  • Koço kokdhieri: 18/10/2019 13:28

    Selenica ka të drejt kur në Shqipri ka njerëz si koço kokdhjeri Shqipria s'bëhet kurr.

    Përgjigju
  • Selenice: 18/10/2019 10:43

    BE mund të influencohet edhe nga Vlonjati kokdhjeme qe sulmoi turistet spanjolle

    Përgjigju
    • Vlora: 18/10/2019 13:57

      Selenica far e ndyr .. njeri i pafytyr pa moral pa gjak pa familje njeri ordiner.. zagar rrugesh

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull