S'u hapën negociatat, ikën Zaev! Maqedonia qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme më 12 prill

MAQEDONI- Qeveri teknike 100 ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020! Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e sotme të liderëve të partive politike me presidentin e vendit Stevo Pendarovski. Pas marrjes së "JO" nga BE-ja për çeljen e negociatave Zoran Zaev është larguar nga posti i kryeministrit, e ndërsa qeveria tranzitore do të drejtohet nga presidenti Pendarovski. 

Në përfundim të takimit, liderët e partive politike kanë vënë theksin se caktimi i kësaj date është marrë në dakordësi të plotë mes palëve. Dy ditën e fundit ka pasur takime intensive të liderëve maqedonas, e cila më pas solli një datë përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme.

Një ditë pas Samitit të BE-së, Zaev deklaroi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut i kreu të gjitha detyrimet e saj, nuk u mor një përgjigje pozitive dhe se për këtë mban përgjegjësi të plotë. Zaev ka qenë një nga mbështetësit kryesor të referendumit të 30 shtatorit 2018 mbi emrin e ri të Maqedonisë, sipas së cilës do të arrihej integrimi në Bashkimin Europian. “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”, ishte pyetja e referendumit.  

Në një kohë që nuk ndodhi, Zaev zgjodhi të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Ahmeti: Një nga takimet më konstruktive, le të fitoj më i miri

Një ndër takimet më konstruktive1 Kështu e ka cilësuar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti mbledhjen me liderët politik për caktimin e 12 prillit si datë të re të zgjedhjeve.

“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternative e jonë e vetme është Beshkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe deri sa u shterën gjitha argumentet vendosem bashkaarisht që 12 prilli të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”- tha Ahmeti.

Ora 21:06
Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela tha se u zgjodh pikërisht kjo datë sepse deri atëhere Maqedonia e Veriut pret anëtarësimin e vendit në NATO.

“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje, ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO. Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, tha Sela.

Ora 21:00
Data e re e zgjedhjeve në Maqedoni/ Zaev: Fillimisht u propozua për në dhjetor, por me konsensus u vendosë për 12 prill

 Pas takimit të liderëve, Zaev u shpreh se kjo datë pavarësisht kundërshtimeve që ka pasur opozita në fillim, u vendos në dakordësi të plotë. Ai zbulon se propozimi i partisë së drejtuar prej tij, LSDM -së ishte muaji dhjetor, por më pas u caktua 12 prilli.

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga  Spanjë dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Zaev.

Ora 20:45
Maqedoni/ Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme, qeveri teknike për 100 ditët e ardhshme

Qeveri teknike 100 ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020! Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e të liderëve të partive politike me presidentin e vendit Stevo Pendarovski. 

Ora 18:06
Mblidhen krerët e partive politike në Maqedoni, vendoset për zgjedhjet e parakohshme


Janë mbledhur pasditen e sotme liderët e partive politike në Maqedoni pas thirrjes nga presidenti Stevo Pendarovski. Liderët e partive po bisedojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat një ditë më parë i kërkoi Zaev pas dështimit me negociatat. Në takim janë kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, lideri i BDI, Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Menduh Thaci.

Ora 11:48
Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e partive në Maqedoni/ Gazetari: Zgjedhjet, jo para fundit të shkurtit

Gazetari Zekirja Mexhiti në një lidhje telefonike për Report Tv ka zbuluar detaje nga mbledhja e partive të thirrura nga presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pas propozimit të kryeministrit Zoran Zaev për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Mexhiti tha se opozita në Maqedoni ka kërkuar që për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të caktohet një qeveri teknike dhe me shumë gjasa kryeministri Zoran Zaev do të pranojë kushtin e saj.

"Pritet të diskutohen edhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe disa kërkesa nga opozita që kanë të bëjnë me marrëveshje për organizimin e e zgjedhjeve nga një qeveri teknike. Sipas rregullave qeveria teknike duhet të krijohet tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas të gjitha gjasave edhe kryeministri ka pranuar që zgjedhjet të organizohen nga një qeveri teknike. Sot do të diskutohet data e mbajtjes së zgjedhjeve por me gjasa ajo pritet të caktohet në fund të shkurtit ose në fillim të muajit Mars", u shpreh Mexhiti për Report Tv.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom: 20/10/2019 23:32

    Rrespekte z.KM. Kshu funksionon n’perëndim. Kto komshit komunistë nuk bojn dot shtet. As Ramo me Taun, as Erjoni me Mozin, as Likja me Moniquën, as Salamondra me LuL qenin, as Jozi me Artën, as Elisa me Erjonin, as Rudina me Hajdarët. Derisa sa t’pushoni vjedhjen e votës, kokat e njoni-tjetrit do hani çdo 2-3 vjet.

    Përgjigju
  • THANK YOU SHBA: 20/10/2019 22:25

    Ky do fitoje perseri dhe tregoi qe eshte lider per popull jo per pushtet.Anasjelltas ndodh me pushtat-taret tane te korruptuar dhe mosmirnjohes qe nuk po lene kend pa share per mospranimin ne BE.Aq shume ja lepine prapanicat para vendimit sa edhe breket ja kane grisur.

    Përgjigju
  • Albania: 20/10/2019 22:13

    Ne rast se nuk krijohet spaku dhe reforma zgjedhore brenda ketij viti edi rama te dorezoj celesat. Durimi ka kufij nuk ja u kemi borxh kohen tone per egot e disa politikaneve te korruptuar qe sduan shtet ligjor

    Përgjigju
  • Zaev: 20/10/2019 21:57

    Je tamam Lider. Ke dhene prova ne opozite dhe tani. Bravo te qofte. Te Uroj nje fitore me te madhe kete rradhe. Rajonit i duhen lider te tille. Ti duhet te jesh PRESIDENT i Ballkanit, pa Serbin kuptohet

    Përgjigju
  • Marsi: 20/10/2019 21:26

    Ju prifte e mbara o zoterinj qe e doni shtetin e popullin tuaj, e nuk e keni pushtetin mjet fitimi e pasurimi. Bravo ju qofte, ecni ne kete rruge sepse vertet i keni kuptuar vlerat europiane. Pergezime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin