Nelson Hysa mban fjalën, fiton brezin e artë kundër kampionit afrikan! Supersfida e Kajoshit: Në ring për nënën që më ndërroi jetë

Kishte premtuar se në 2023 do fitonte një brez të artë dhe ia doli. Kampioni shqiptar i peshave të rënda në boks Nelson Hysa mposhti me Nokaut në Tiranë Vikapito Meroro, ish-kampionin e Afrikës. Për rrjedhojë gjerdani i artë i UBO-s tani do qëndrojë në brezin e shkodranit.

“Të them të vërtetën nuk e kisha menduar kaq shpejt, por në peshat e rënda ndodh kjo ku ndeshjet mbyllen para kohe. Për mua është një gëzim i madh sepse kurorëzoj një karrierë shumë të gjatë dhe tani po vijnë rezultatet më të lartë. Pikërisht në kohën kur unë po i përkushtohem totalisht sportit,”-u shpreh Nelson Hysaj, boksier.

Në natën e veçantë të boksit në Tiranë një ndeshje tepër emocionuese fitoi Arjon Kajoshi, i cili mposhti me pikë letonezin Ivans Levickis. Për boksierin shqiptar kjo ishte fitorja e gjashtë në gjashtë ndeshje në boksin profesionist, ndërsa ajo që askush nuk priste ishte ngjitja në ring dy javë pasi humbi nënën e tij.

“Hyra në ring për t’ia dedikuar ndeshjen nënës timë. Për atë e bëra të gjithën. Doja shumë t’ja dedikoja,”-tha Ajon Kajoshi, boksier.

Organizatori kryesor i ‘Grushtit të Hekurt’ në Tiranë ishte trajneri i mirënjohur i Atletikës Taulant Stërmasi.

“Kam shumë pasion atletikën dhe dihet që në raport me trajnimin do mbetet përgjithmonë. Këtu po flasim për diçka tjetër. Po bëj rolin e menaxherit. Dua që boksierët shqiptarë të rriten në nivel ndërkombëtar,”-deklaroi Taulant Stërmasi, organizator i ‘Grushtit të Hekurt’.

Vlen për t’u përmendur se edhe boksieri i talentuar i Tiranës Alban Beqiri fitoi një ndeshje tejet të dyluftuar me kampionin moldav Vasile Negara.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale