Nën akuzë për deklarim të rremë pasurie, GJKKO merr të pandehur ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Nën akuzë për deklarim të rremë pasurie, GJKKO merr të pandehur ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë

Ish-anërtari i Gjykatës së Lartë Shkelzen Selimi

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimin. Ai akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen të pasurisë.

Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier, duke e konsideruar ish-gjyqtarin si të papërshtatshëm për vijim e ushtrimit të funksionit. Pas vendimit të KPK,  SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Gjithashtu truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të të afërmit të tij, Kujtim Selimi.

SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia, i ka sekuestruar ½ e një karburanti në Shetitoren Lungomare në Vlorë. Duke qenë se ish gjyqtari u shkarkua vetëm për pastërtinë e figurës, karburanti nuk ka qenë objekt diskutimesh gjatë seancave të procesit të Vetingut.

Karburantin ish gjyqtari e ka blerë në vitin 2013 për me vlerë 250 mijë euro. Ai pretenduar si burim një kredie me vlerë 6.6 milionë lekë, shitjen e një apartamenti dhe një garazhi në Vlorë me çmim rreth 79 mijë euro si dhe kursimet e tij me vlerë rreth 20 mijë euro. Karburantin e ka dhënë me qira me vlerë rreth 60 mijë USD në vit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazmir: 07/12/2022 12:24

    110vit Burke ok une jetoj Honolulu hawa usa une gazmir sata jame nga kurdaria Mat Albania

    Përgjigju
  • Xhuliano: 07/12/2022 08:50

    Drejtësia punon me selektime, ky gjyqtar ka pasur një kryetar, zaganjori i thonin. Kryerari doli me pasuri ku nuk i dinte se ku i kishte, vetëm garazhde 120m2. Prandaj nëse punohet me selektime, prap zaganjorë e zegjine e gjina do keni nëpër gjykata. Ka nga këto gjyqtarë që fërkojnë duart kur po vjen dita tyre, të vijë pushteti që i bëri me shkoll plepash dhe ti shërbejnë me atë poshtlrim që i bëhej dhe i bëhet nga të korruptuarit.

    Përgjigju
  • Tata: 05/12/2022 18:12

    Ben shkolle,merr zanat,gjen pu e te nderuar,etj etj Po si jetojne pas nje turpi te tille,kur vulosesh hajdut apo mashtrues? Kurre skam per ta kuptuar Njeriu nje fetyre ka dhe vetem ate do marre me vehte para zotit. Pse te zeze?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/12/2022 15:44

    E zeno e more vesh qe jo vetem ti por tere soji juaj kane qene e do mbeten letra higjenike per politikanet e ndyre shqiptare...keqarďhje si njeri por urrejtje e neveri per veprimtarine tende antihumane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!