Tregtonte ilaçe kontrabandë në klinikën e tij private, në pranga mjeku në Tiranë, nën hetim edhe gruaja e tij! Sekuestrohen barnat me vlerë 30 mijë euro

TIRANË- Një mjek dhe bashkëshortja e tij kanë rënë në pranga pasi u kapën duke tregtuar ilaçe mjekësore pa licencë në klinikën e tyre private.

Sipas burimeve, mjeku Kosta Dhima, 59 vjeç, punonte në klinikën e tij private të njohur si “ANA Pharma” në kryeqytet.  

Policia ka sekuestruar barnat pa pullë në klinikën e 59-vjeçarit të cilat kapnin shifrën e 30 mijë eurove.

Kosta Dhima dhe bashkëshortja e tij administronin depo farmaceutike në rrugën "Mihal Duri", në të cilën, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ilaçet të cilat janë futur në vendin tonë ilegalisht.

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denisa: 30/01/2023 10:04

    Doktor Kosta eshte nje doktor i nderuar, qe me punen e tij i ndryshon jeten njerezve. Po me siguri konkurenca e sulmon. Po puna e doktorit nuk baltoset kollaj

    Përgjigju
  • Nertil: 25/01/2023 14:02

    Ti qe ke komentuar ketu je nje felliqesire qe fshihesh pas emrash fallco.

    Përgjigju
  • Nertil: 25/01/2023 03:23

    Ata ta jane nje cift mjekesh te nderuar dhe te respektuar ne profesionin e tyre fisnik. Sa paciente ata ju kane sherbyer nuk kane te numeruar. Keta police te korruptuar dhe prokurore te shituar qe diten ju bejne fresk politikaneve dhe naten ju lepihen krimineleve ordiner do t'ju vije dita se shpejti.

    Përgjigju
    • Harallamb: 25/01/2023 09:05

      Po pra nder i madh me kontrabandu medikamente e me i shit me cmime sikur tka rendu dogana.. ne burg qelbesirat qe abuzojne me shendetin e njerzve... llumi i shoqerise

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot