3 të rinjtë që torturuan dhe mbytën në rezervuar 50-vjeçaren në Mallakastër lihen në burg, braktisen nga familjarët në sallën e gjyqit

FIER- Të braktisur nga familjarët dhe nën masa të shumta sigurie kanë dalë sot në Gjykatën e Fierit tre të rinjtë që mbytën me peshqir 50-vjeçaren Drita Saliaj e më pas e hodhën në rezervuar, pak ditë më parë.

Gjyqtarja Olkeda Lica ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg' për tre të rinjtë. Report Tv mëson se gjatë seancës, avokati i Ervis Zotaj është shprehur se klienti i tij në ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë tek motra e tij, duke mohuar autorësinë për këtë akt të rëndë.

Një ditë më parë prindërit e Ervis Zotajt, kërkuan që i biri i tyre të pushkatohet për atë që ka bërë. I ati tha se nuk do të marrë avokat për mbrojtjen e djalit, ndërsa i kërkoi shtetit që djalin t'ia sjellë në fshat dhe do ta vrasë vetë me dorën e tij.

Drita Saliaj u gjet e pajetë në rezervuarin e fshatit dy ditë pas ngjarjes, nga polumbarët e forcave RENEA. Nipi i bashkëshortit të 51-vjeçares, (djali i vëllait), L. Saliaj së bashku me dy të rinj, shokë të tij, S.Shehaj 16 vjeç banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj 26 vjeç banues në Gjerbës, të tre të arrestuar shkuan në banesën e 51-vjeçares për të grabitur.

Gruaja u shërbeu edhe kafe djalit të kunatit dhe shokëve të tij, siç mëson Shqiptarja.com, por më tej ata e kanë goditur dhe dhunuar, ndërsa më pas e kanë lidhur dhe e kanë hedhur në rezervuarin e Lumarës, 3-4 kilometra larg shtëpisë së saj, ku dhe u gjet e pajetë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë

Mero Baze: Ilir Meta ka gjetur mekanizmin se si të mos ja marrin më kurrë partinë