Nëna dhe babai i Elvis Roshit
marrin plazh dhe pyll në Spille

Nëna dhe babai i Elvis Roshit<br />marrin plazh dhe pyll në Spille<br /><br>
Ekskluzive -Një ditë pas arrestimeve në Kavajë, zbulohen ekskluzivisht emrat e përfituesve të 36 ha tokë ranishte nëpërmjet falsifikimit, në zonën e bregut të Spillesë. Personat që kanë përfituar janë familjarë të drejtuesve dhe ish-drejtuesve lokalë, si ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi dhe ish-kryetari i degës së PS, Gentjan Daja, si dhe familjarë e të afërm fisnorë të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, e ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini. Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë e dy ish-zyrtarëve të lartë të PS, si dhe familjarë dhe të afërm fisnorë të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini. Këta persona, siç rezulton nga dokumentat zyrtarë, kanë qenë përfitues të drejtëpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezulton se familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanive ndërtuese për zhvillimin e tyre.

Në kërkim vjehrri i Gentjan Dajës

Nga hetimi i Prokurorisë së Kavajës rezultoi se drejtues dhe ish-drejtues lokalë të qytetit kanë tjetërsuar llojin e tokës nga ranishte-pyll, në tokë arë, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Pas ndryshimit të regjimit të tokës, ata e kanë ndarë atë tek persona të ndryshëm, si edhe e kanë regjistruar në Hipotekë. Ditën e martë, me urdhër të Prokurorisë së Kavajës u arrestuan 9 persona, mes tyre edhe nënprefekti i Tiranës, drejtori i ALUIZNI-t në qytet, si edhe disa zyrtarë të Hipotekës. Ndërkohë, është shpallur në kërkim ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Çikalleshi, i cili është edhe vjehrri i ish-kryetarit të PS-së në qytet, Gentian Daja.

Falsifikimi i firmës së Aldrin Dalipit

Prokuroria e Kavajës ka zbuluar nëpërmjet akteve të ekspertimit grafik se vulat dhe firmat kryetarit të Këshillit Qarkut Tiranël Aldrin Dalipit, janë falsifikuar në dy raste. Personat që mereshin me praktikën e falsifikimit të dokumentave ishin Ilir Kaja dhe Nezir Leçini. Në çdo institucion dorëzoheshin dorazi dhe mereshin dorazi dokumentat pa përdorur rrugën postare, duke mos lënë gjurmë nëpër regjistra protokolli, por numrat e protokollit vendoseshin fiktivë. Sipërfaqet e tokës pasi janë tjetërsuar nga shteti tek persona privatë, sërisht janë marrë duke u shituar dhe bërë kontrata dhurimi fiktive, duke ja dhënë personave të tretë dhe më konkretisht familjarëve të ish-funksjonarëve të lartë të drejtimit të bashkisë Kavajë.

Renditja e emrave është sipas tjetërsimit të pasurisë

Të afërm të ELVIS ROSHIT (ish-kryebashkiaku Kavajes)
4300 m2
Hide Ismail Elmadhi
Azem Selman Rrroshi
Nasije Abdulla Rroshi
Renato Abdyl Kodra

4200 m2
Xhemile Mersin Çullhaj
Elton Hamdi Rroshi

2400 m2
Xhemal Kasem Hoxha
Shpetim Ferhat Kaja
Shqipe ymer Kaja
Servete Ferhat Rroshi
Mustafa Selman Rroshi

Të afërm të GENTIAN DAJES (ish-kryetari i PS për Kavajën)
4300 m2

Fatmir Muharrem Daja

Të afërm të FATOS KAJES (nënprefektit të Tiranës)

2300 m2
Reshit Nezir Kaja

4100 m2
Kaje Rustem Kaja
Shaban Ndrilli 
LULE NDRILLI
SHKELQIM Guma 
Pranvera Guma
Irisa Shkelqim Guma
Nefsa Selman Berberi

2500 m2
Florin Kaja

500 m2
Dyzena Kaja

3800 m2
Durim Kaja
Shaban Ibrahim Ndrilli
Lule Isat Ndrilli

2400 m2
Xhemal Kasem Hoxha
Shpetim Ferhat Kaja
Shqipe ymer Kaja
Servete Ferhat Rroshi
Mustafa Selman Rroshi

1150 m2
Nevruz Kaja
Shkelqim Liman Gjoni
Subjekti : “W...G...”

1000 m2
Vlash Dhori Prnci
Marjus Nazmi Kaja
Çelik Behxhet Pjeci

3040 m2
Nazmi Kadri Kaja
Arkida Besnik Gjihani
Dritan Nazmi Kaja
Freskida Fatmir Hysaj

2080 m2
Fatos Nazmi Kaja
Armand Ymer Xhafa

3050 m2
Marius Nazmi Kaja
Dyzene Hamdi Kaja
Nazmi Kadri Kaja
Aqif Ramazan Lusha
Ledio Rrolamnd Lusha 
Aqif Rroland Lusha

2535 m2
Arben Nazmi Kaja
Fluriena Gjoni

2025 m2
Lorenc Nazmi Kaja
Qemal Latif Çelislami
Zeliha Ramazan Çelislami
Luan Qemal Haka
Hasan Haxhi Mazari

2000 m2
Semiha Remzi Kaja
Kleanthi Sokrat Manastirliu

2500 m2
Hekuran Abdyl Kaja
Muharrem Ramazan Kollcaku
Vesel Beu
Mynyr Rrapush Beu
Agim Rrapush Beu
Manushae Zyber Gjoci
Luan Ramzan Lushka

500 m2
Mario Arben Kaja
Agron Shyqyri Xhelezi
Armando Osman Haka
Valbona Petrit Haka

2500 m2
Hekuran Kaja

300 m2
Hekuran Kaja
Adrian Tahir Kadiu
Bledar Azem Habili
Zenel Fadil Dulla
Neriman Fatbardh Dulla

1000 m2
Hekuran Kaja
Isuf Bajram Bulku

1200 m2
Hekuran Kaja
Zamir Skender Rosa
SHOQERIA ‘sh...” SHPK

1000 m2
Astrit Nazmi Kaja
Haziz Fezi Buci
Vjollca Daut Buci

2400 m2
Arben Nazmi Kaja
Manushaqe Hatem Roci
Shaziman Zyhdi Hoxha
Fluriena Halil Gjoni
Elsa Shefqet Spahiu
Subjekt UA.... shpk

2400 m2
Pranvera Kaja

2400 m2
Reshit Nezir Kaja

PJECI
4900 m2
Mereme Mustafa Pjeci 

3260 m2 
Makbule Bisha Pjeci
Elton Viktor Rrapi 
Romina Mexhit Rrapi
Gezim Jonuz Çeka 
Sajmir Nezir Leçini

1000 m2
Vlash Dhori Prnci
Marjus Nazmi Kaja
Çelik Behxhet Pjeci

2000 m2
Behxhet Pjeci

1000 m2
Lindita Pjeci

2560 m2
Behxhet Kasem Pjeci
Artur Athanas Ziu
Freskida Fatmir Hysaj

4000 m2
Kasem Sulejman Pjeci
Shkelqim Xhavit Bernaca
Durim Xhavit Bernaca
Julian Medi Dyrmishi
Bledi Xhavit Hoxha
LECINI

500 m2
Jolanda Tafa
Defrim Lecini
Admirim Sulejman Ferra

800 m2
Reshat Elmadhi
Fatbardha Qerim Lecini
Elisabeta Rexhep Dyrmishi
Mexhit Çanaku
Bakushe Çanaku

3800 m2
Myslim Ramiz Elmadhi
Nezir Isat Lecini
Fatbardha Qerim Lecini
Blerim Skender Rosa

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan