Nëna e Melania Trump ndërron jetë në moshën 78-vjeçare

Nëna e Melania Trump ndërron jetë në moshën 78-vjeçare

Amalija Knavs

Mamaja e ish-zonjës së parë të SHBA-ve, Amalija Knavs ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Melania me anë të një postimi në rrjetin X.

“Me trishtim të madh njoftoj se nëna ime e dashur Amalija ndërroi jetë. Amalija Knavs ishte një grua e fortë që mbahej me hijeshi e dinjitet. Ajo ishte e përkushtuar ndaj bashkëshortit të saj, bijave nipit dhe dhëndrit. Ne do të na marrë malli sa s’thuhet dhe do të vijojmë të nderojmë trashëgiminë e saj", shkroi Melania.

Melania Trump nuk zbulon shkakun e vdekjes, por mediat e huaja raportojnë se 78-vjeçarja kishte qenë e sëmurë prej disa kohësh.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s

Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s