Nëna me 3 fëmijët u vetëmbyt në Lumin Bunë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë vajzës së dytë

Është gjetur trupi i pajetë vajzës së dytë të mbytur në Lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër. Nëna me 3 fëmijët u hodh në Lumin Bunë në Shkodër dhe dy ditë më parë u gjet e mbytur 9-vjeçarja. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë dhunën.

Balla: Sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës të jetë po në këtë zonë kështu që policia, RENEA dhe Forcat e Sigurisë dhe të tjera dhe peshkatarët e zonës që i falenderoj po vazhdojnë non-stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarje e rëndë fjalët nuk i lidhim dot. Dua që nga ky moment t’u bëj thirrje vajzave dhe grave që ta denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri sepse duhet t’i japim më shumë vlerësim ta kalojnë këtë momentin e vështirë për të shmangur kalvarin e vuajteve. Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna që çdo vajza dhe grua përballet në punë, rrugë. E kam thënë shpesh që na duhet një shkëputje nga kjo situatë në kuptimin e një reagimi mbarëshoqëror sepse një rol këtu luan shoqëria vëllai, motra. Ndoshta vajzat dhe gratë nuk duan të reagojnë sepse thonë çfarë do thotë shoqëria, bota, ja pra ku gjendemi dhe na duhet të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Na duhet të reagojmë me parandalim. Duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit.

A ka pasur denoncim më pare nga bashkëshortja për dhunë?

Balla: Drejtori i policisë më ka informuar që nuk ka patur një denoncim të tillë. Nganjëherë nuk duhet pritur denoncimi duhet të rrisim ne përmes inteligjencës për të marrë informimin. Nuk dua të jap përgjigje për çfarë thotë bashkëshorti.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Bunë, gjendet trupi i pajetë edhe i vajzës së dytë! Polumbarët në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'