Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit
Nëndetësja bërthamore e Kinës e fundosur gjatë ndërtimit
Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është fundosur gjatë ndërtimit, tha të enjten (26 shtator) një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.
Për Kinën, fundosja e nëndetëses së parë të klasës Zhou paraqet dështim, pasi Pekini është duke bërë përpjekje ta ndërtojë marinën më të madhe në botë. Pekini ka shfaqur vetëbesim të madh në pretendimet e tij për ta pasur vetëm nën kontrollin e vet tërë Detin e Kinës Jugore, i cili është kyç për tregtinë ndërkombëtare.
Ndërkohë, Kina përballet me mosmarrëveshje të kamotshme territoriale me vende të tjera në rajon, duke përfshirë Brunein, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin.
Shtetet e Bashkuara synojnë t’i forcojnë lidhjet me aleatët e tyre në rajon dhe lundrojnë rregullisht në ato ujëra në operacione që ata thonë se ruajnë lirinë e lundrimit për anijet atje, duke e zemëruar kështu Pekinin.
Kjo nëndetëse me gjasë u fundos mes muajve maj dhe qershor, kur pamjet satelitore shfaqen vinça të cilët do të ishin të nevojshëm për ta nxjerrë atë nga fundi i lumit, tha zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti.
Kina është duke e ndërtuar flotën e vet detare me shpejtësi të madhe. SHBA-ja e vlerëson ngritjen e Kinës si shqetësimin më të madh për sigurinë e saj në të ardhmen.
Ambasada kineze në Uashington tha të enjten se nuk ishte "në dijeni me situatën" dhe se nuk ka informata për të ofruar.
Zyrtari amerikan tha se nuk ishte “befasi” që marina kineze do ta mbajë të fshehtë këtë dështim.
Lajmi për fundosjen e nëndetëses vjen në një javë kur Kina e lëshoi si rrallëherë një rakete balistike ndërkontinentale në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Paqësor.
Ekspertët thonë se ky ishte testi i parë që Pekini e ka kryer prej vitit 1980./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
48.5%
-
Të gabuar
46.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 10229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhvillohet ceremonia e përfundimit të kursit me temë ‘Menaxhimi për Hetimin e Terrorizmit’
27 Shtator, 16:58
-
Richard Grenell: E ardhmja e Serbisë është pranë SHBA-së, jo Kinës dhe Rusisë
27 Shtator, 12:05
-
Takimi Biden-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, diskutime mbi mbështetjen amerikane në luftën kundër Rusisë
27 Shtator, 08:40
-
Raportet diplomatike Kosovë-Greqi, Kurti takon Mitsotakis në New York
27 Shtator, 08:19
-
Lufta Izrael-Hamas, 700 të vdekur që nga e hëna në Liban! SHBA dhe Franca apel për armëpushim, Netanyahu s'pranon! Vritet lideri i dronit të Hezbollahut
27 Shtator, 07:36
-
SHBA/ Uragani Helene frikëson Floridën dhe Xhorxhian, 3 persona humbin jetën, 1 milion shtëpi pa energji elektrike (VIDEO)
27 Shtator, 07:24
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26
-
Java Kulturore Kineze/ Koncert në nder të 75-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Kinë
26 Shtator, 20:49
-
VIDEOLAJM/ Joe Biden bën gafën e radhës përpara liderëve botërorë, ngatërron New York-un me Washington-in
26 Shtator, 18:53
-
New York/ Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës
26 Shtator, 18:36
-
Kryebashkiaku i Nju Jorkut nën akuzë për korrupsion dhe përfitim fondesh të paligjshme për fushatën nga burime të huaja
26 Shtator, 17:57