Nënë e bijë vodhën 84 mijë euro duke përdorur hotelin si karrem, gjykata liron vajzën, mbyll në burg të ëmën e kamarierin

Nënë e bijë vodhën 84 mijë euro duke përdorur hotelin si karrem, gjykata liron vajzën, mbyll në burg të ëmën e kamarierin

Hoteli 'Lucas' në Xhafzotaj ku nënë e bijë vidhnin turistët

Vjedhja e 84 mijë eurove me karta të klonuara duke përdorur adresën dhe paisjen POS të instaluar pranë një hoteli me emrin “Lucas” në “Xhafzotaj”, ka çuar në burg dy persona, Blerina Gega dhe Mariglen Balliu. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga gjykata e Durrësit e cila ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tre personave Blerina Gega,vajzës së saj Silvana Gega dhe kamarierit Mariglen Balliu. Por ndryshe nga Balliu dhe Blerina Gega për të cilët gjykata vendosi masën e arrestit në burg, për Silvana Gegën trupi gjykues ka caktuar masën e “detyrimit për paraqitje”. Nënë e bijë menaxhonin prej majit 2019 një hotel dhe Bar-Restorant me emrin “Lucas” në Xhafzotaj të Durrësit.

Ky biznes në pjesën më të madhe të kohës ka qëndruar i mbyllur, ndërkohë nënë e bijë e kishin marrë me qira tek një person tjetër, me qëllimin e vetëm për të vënë në zbatim një skemë të ndërlikuar të vjedhjes së eurove. Pavarësisht se nuk kryente aktivitet, në dokumentacionin që Silvana Gega ka paraqitur në bankë dhe prokurori, tregonte se hotelin e kishin rezervuar persona nga Singapori, Kina, Italia etj. Lista e veprimeve te raportuara nga procesori i kartave dhe bankat e kartëmbajtëse, të cilat janë denoncuar si të klonuara arrin në total në shumën prej 84 mijë euro.

Nga kjo shumë është tërhequr nga Silvana Gega, shuma prej 59 mijë euro. Diferenca tjetër ka mbetur e pa prekur në llogarinë bankare të Silvana Gega, të hapur pranë një banke të nivelit të dytë në Durrës,Nga verifikimi i kryer në sistemin TIMS, ka rezultuar se asnjë nga klientët dhe kartëmbajtësit, nuk kanë hyrë në Shqipëri dhe nuk kanë qenë me pushime në hotel “LUCAS”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 31/05/2020 13:15

    Po si ka mundesi me keta maloket, mire qe zbriten nga malet duke zaptuar toka e duke ndertuar pa plan e pa shije, por kane dhe tendenca kriminale! Kujtojne se kane kapur Ameriken dhe hapen si vaji ne lakra deri sa perfundojne ne burg.

    Përgjigju
  • Ska kufi Injoranca ..: 31/05/2020 13:11

    Ne te gjithe Boten Specialists te IT. E kane ndrtuar punen e tyre ne shekuj ,,qe cfaredo lloje Kriminaliteti te zbulohet,sado te Inteligjente te jene hakerat e vjedhjeve te klonikitvte kartave..Cdo Krim len gjurme ne Kriminalitet..Inaiviteti i kujdo qe mendon,se i shpeton Krimeve .. Ceshtje kohe ,,te gjithe kush e provon,provon dhe Izolimin simbas Ligjeve ne fuqi.. Pastertia me Pune te ndershme ,,jetegjatesi ne Lirine e Jetes ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi i Iranit mbi Izraelin, koloneli Toçi: U kalua vija e kuqe, mesazhi i qartë! Cika: Konflikti fsheh interesa mes shumë shteteve

Sulmi i Iranit mbi Izraelin, koloneli Toçi: U kalua vija e kuqe, mesazhi i qartë! Cika: Konflikti fsheh interesa mes shumë shteteve