Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Do të ndërtohen 522 banesa, sheshe e shkolla në Kurbin

Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë, Ahmetaj: Do të ndërtohen 522 banesa, sheshe e shkolla në Kurbin

Takimi online mes Arben Ahmetaj dhe Murat Kurum

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 552 banesave për familjet që u prekën nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një lidhje online me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum me bën me dije se përveç banesave do të rindërtohet edhe sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare. Ai ka treguar detajet e marrëveshjes përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Arben Ahmetajt:

Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç. Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim. Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij. Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2020 21:44

    Po xhami ,sa do te ndertojne turqit?

    Përgjigju
    • Ivi: 03/07/2020 23:53

      Un do thoja faleminderit turqis.

    • Labi: 03/07/2020 01:17

      Feja e Shqiptarit eshte shqiptaria! Po cifuti do te percaje e te sundoje ve mysliman kundra mysliman (sunny/shia) katolik kundra otrodoks edhe gjithmon sponsorizon njeren pal. Pa pyete ate qe po rin 4/5 veta familje ne nje dhom hoteli ose neprr tenta a i behet von se kush po i ve cati mbi kok? Pse svete ti tja ndertosh shpin meqe e patke problem?

  • Sidrit Golemi: 02/07/2020 20:22

    Pas 550 vitesh a do te "islamizohet" e "otomanizohet" keshtu Kurbini?

    Përgjigju
    • Arjani: 02/07/2020 20:56

      Po mbase greqizohet me mire

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete