Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë. Lajmi është konfirmuar nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ku është nënshkruar marrëveshja me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje tashmë zyrtarisht, Republika e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në qytetin e Strugës.

“Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.” -u shpreh Cakaj në postim.

Nga ana tjetër, Cakaj theksoi se edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Sipas, Kreut të Diplomacisë deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi i dy qeverive kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.

“S'ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.”- përfundoi Kryediplomati reagimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit

Dhunuan me shkopa bejsbolli e leva 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit