Albagaz marrëveshje me gjigantin spanjoll të gazit ENAGAS! Rama: Nesër inaugurohet parku i parë diellor! Ministrja: Në shtator mbërrijnë sasitë e para

Shqipëria do të lidhë marrëveshje për energjinë me gjigantin spanjoll ENAGAS. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet në LIVE në Facebook vetë kreu i qeverisë nga Madridi ku tha se tashmë vendi ynë po investon në energji diellore. Kryeministri Edi Rama, i cili përmbylli pasditen e sotme vizitën në Spanjë, në kuadër të Samitit të NATO-s - mori pjesë në takimin me Zëvendëskryeministren Teresa Ribera dhe drejtues të kompanisë ENAGAS, së bashku me Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.  

Teksa u shpreh i lumtur për bashkëpunimin me disa kompani, kryeministri bëri me dije se ditën e  nesërmen do të inaugurohet parku i parë diellor në rajon. Rama e vijoi fjalën e tij me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze të gazit spanjoll ENAGAS, duke shtuar se po vijon puna për të bërë diçka edhe me erën.

Vërtet një ndjesi shumë shumë e mirë për ne që po e bëjmë këtë gjë. Pasi unë jam përpjekur fort, ambasadori është përpjekur edhe më fort që të arrijë sa më shumë të jetë e mundur që të ecim më përpara në bashkëpunimin me Spanjën. Jemi shumë të gatshëm të forcojmë marrëdhënien dhe të thellojmë bashkëpunimin me Spanjën.  Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimit te parkut të parë diellor, i pari në rajon, po kështu po punojmë të bëjmë diçka  edhe me erën, por me Gazsjellësin Transadriatik dhe me gjithë situatën që praktikisht ka ndryshuar krejt perspektivën lidhur me gazin, ne jemi bërë tërheqës tani, na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që jane të interesuara kështu që është një moment shumë i mirë ky për të pasur përfshirjen e ENAGAZ. Ju keni njohuri shumë të gjerë, përvojë, një bilanc të shkëlqyer sa i takon mirëqeverisjes brenda kompanisë, kështu që çdo gjë është në vendin e duhur.” – u shpreh Kryeministri Rama.

Ndërkaq kreu i qeverisë, përbri videos së transmetuar shkroi se vendi ynë po tërheq çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Evropë e SHBA duke e shndërruar kështu vendin tonë në pikën më të rëndësishme për hyrjen e shpërndarjen e gazit për të gjithë rajonin.

'Madrid – Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjioze spanjolle ENAGAS, për t'i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit. Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Evropë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin'-shkroi Rama.

Gjatë nënshkrimit të memorandumit mes dy kompanive, prezent ishte edhe ministrja e infrastrukturës. Balluku,  teksa u ndal te rëndësia e gazit në vetvete duke e konsideruar si armën më të fortë të sigurisë, njoftoi se sasitë e para të gazit spanjoll do të mbërrinin në shtator.

‘Sot kemi firmosur një memorandum bashkëpunimi që i hap rrugën një të ardhme midis dy vendeve tona. Shqipëria është angazhuar të marrë pjesë dhe në investimet e gazit të lëngshëm. Duhet theksuar se tashmë energjia nuk është më një çështje komerciale, bëhet fjalë për sigurinë. Energjia është kthyer në armën më të fortë të sigurisë. Puna intensive është lënë të nisë në fillim të shtatorit ku ENAGAS do të vijë në Shqipëri.’- tha Balluku.

Ky është projekti i dytë për gazin e lëngshëm natyror që Kryeministri nënshkruan me një kompani të huaj.  Shqipëria firmosi marsin e vitit të kaluar një marrëveshje me SHBA i cili përfshinte konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe  ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denis: 01/07/2022 06:42

    E cuditshme. Ndersa Rama parrallis per shumfishim inbestimesh e te mirash qe ska ku veje, ky sondazhi me poshte per pushimet e nxjerr 78% paastesine e shqiptareve per pushime. Mendoja se vetem Sala genjente ne diell por ky Rama qenka me flame dhe prit te na sjelle ndonje gomar berthamor qe nuk ben bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS