U dorëzuan në 2017, 9 automatikë 'harrohen' në zyrën e shefit të komisariatit të Elbasanit

U dorëzuan në 2017, 9 automatikë 'harrohen' në zyrën e shefit të komisariatit të Elbasanit

ELBASAN-Nëntë armë zjarri, automatike model 56 që prej dy vitesh qëndronin në zyrën e shefit të komisariatit të këtij qyteti janë lëvizur nga pluhuri vetëm pak ditë më parë. Shefi i komisariatit Faik Ruko sapo ka konstatuar armët në zyrë ka njohur SHÇBA-në për të nisur hetimet.

Por si përfunduan armët në zyrën e shefit të komisariatit? Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com pohojnë se armët ishin mbledhur në kuadër të planit të çarmatimit, dorëzimit vullnetar në vitin 2017 nga aksionet në komunitet dhe mbaheshin në zyrën e sektorit të policimit për ilustrim.

Po sipas burimeve, ekzistojnë procesverbalet që armët kanë hyrë në komisariat konform rregullave. Hetimet do të vazhdojnë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për të konfirmuar rastin nëse ka shkelje nga blutë apo kemi të bëjmë me një rast konform ligjeve të shtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 19/01/2020 10:49

    Mbajtje arme pa leje denohet njelloj si cdo qytetar pamvarsisht se cfar detyre ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi