"Nëpunësi civil", PD e padit në
Kushtetuese e braktis Kuvendin

Kushtetuese e braktis Kuvendin">
TIRANË – Partia Demokratike dorëzon në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shpalljen si antikushtetues të Aktit Normativ të Kryeministrit Rama për shtyrjen e ligjit “Për nëpunësin civil”.
Pak minuta më pas, opozita ndërmerr dhe një veprim tjetër: braktis Kuvendin, i cili në rend të ditës kishte votimin për tu futur në rend të ditës të këtij akti.

ORA 10:30 HALIMI KALLEZON NE KUSHTETUESE, AKTIN NORMATIV
Partia Demokratike depozitoi paradite në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për shpalljen si antikushtetues, të Aktit Normative të Kryeministrit Rama për shtyrjen e ligjit “Për nëpunësin civil”.

Kallëzimin e depozitoi ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili, pasi doli nga gjykata deklaroi: 

"Depozituam në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi, Unitet dhe Integrim, kërkesën për shpalljen si antikushtetues të Aktit Normativ të Kryeministrit, i cili bëri zero brenda pak minutave një ligj me shumicë të cilësuar, të votuar me vota unanime të Parlamentit.

Kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese,"- theksoi ai, - "shpalljen si antikushtetues të këtij akti të kryer në mënyrë flagrante në kundërshtim me Kushtetutën dhe pezullimin e efekteve të tij në mënyrë të menjëhershme, pasi Kushtetuta dhe ligji, janë dy elemente që përbëjnë shtetin e së drejtës.

Kushtetuta duhet të respektohet nga cilido. Parlamenti duhet të respektohet, ndryshe ç‘kuptim ka nëse Parlamenti merr vendime dhe miraton ligje dhe ato zhbëhen për pak minuta nga kryeministri i vendit.”- përfundoi Halimi.
 
ORA 10:50 OPOZITA BRAKTIS SEANCEN NE KUVEND, S'PRANON SHTYRJEN E LIGJIT
Pas Gjykatës Kushtetuese, të djathtët përshkallëzuan në sallën e Kuvendit planin për të mos lejuar votimin e aktit normativ të qeverisë Rama. Opozita ka dalë menjëherë nga salla e Kuvendit  pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, se "konsensusi për ligjin "Për nëpunësin civil" u hodh në erë dhe ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij procesi"

Kuvendi nisi në orën 10:50, me betimin e deputetit të ri të PD-së, Mhill Fufi dhe pas kësaj, Kryetari i Kuvendit tha se "në seancën e sotme është përfshirë për votim edhe akti normativ nr.5 “Për disa ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil”, që futet automatikisht në rendin e ditës”.
 
Fjalën e mori menjëherë pas tij, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili paralajmëroi largimin nga seanca të të gjithë opozitës dhe arsyet:

“Sot, konsensusi është hedhur në erë. Për hir të pazareve të pista të Ramës me Koçon, që po ndajnë sinoret, po kërkohet të ndyhet edhe ky Kuvend. Ju keni vendosur që “jashtëqitjen” e Ramës në Qeveri ta kaloni për ta “përmjerë” këtu në Kuvend, pa i dhënë shans as Gjykatës Kushtetuese.
 
Konsensusi nuk bëhet me kile deputetësh dhe ne do t’ju lëmë ta shijoni, pa u bërë pjesë e këtij procesi. Rama e ka nisur punën në përplasje me opozitën dhe shumë shpejt do ta çdo çojë në përplasje me gjithë shqiptarët,"- deklaroi ai dhe më pas, të gjithë deputetët e djathtë lanë sallën.

Pas largimit të deputetëve nga parlamenti ish kryeministri Berisha u shpreh se mazhoranca ka shkelur konsensusin dhe se bashkëpunimi me opozitën u ndërpre . Berisha: Qeveria preu bashkëpunimin me opozitën

Më pas Kuvendi shtyu votimin e aktit normativ dhe miratoi vetëm me votat e mazhorancës shkarkimin e tre anëtarëve të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve konkretisht Denar Biba ,Albana Shtylles dhe Jani Janit.  Kuvendi 'çliron'përfundimisht3 ish-komisionerët e KQZ-së

Këshilli i Ministrave miratoi më 30 shtator shtyrjen me 6 muajt të zbatimit të ligjit për Nëpunësin Civil, ligj ky që është kthyer në objekt debatesh mes opozitës dhe mazhorancës. Akti normativ i miratuar nga qeveria lejon që ky ligj të hynte që në datën 1 në fuqi, por efektet, pra zbatimi i tij fillon vetëm pas gjashtë muajsh, pikërisht në datën 1 prill të 2014. Duke qenë se është një akt normativ kushtetues, ai kërkon që Kuvendi ta miratojë atë me 84 vota. 

Redaksia online
(arsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë