Nervozizëm për vonesën e Pfizer/ Italia detyrohet të rishohë planin e imunizmit

Nervozizëm për vonesën e Pfizer/ Italia detyrohet të rishohë planin e imunizmit

Kur nuk janë mbushur ende 20 ditë nga fillimi i fushatës së vaksinimit, qeveria italiane është detyruar të rishohë planin që u prezantua në fillim të dhjetorit në parlament, për t’iu përgjigjur vonesave në shpërndarje, të vendosura në mënyrë të njëanshme nga Pfizer. Si rezultat i këtyre vonesave, qeveria është detyruar të rishohë shpërndarjen në vend dhe riplanifikimin në mënyrë që asnjë rajon të mos mbetet pa doza dhe të mund të vijojë me procesin.

Një vendim i nevojshëm ky pasi shtëpia farmaceutike amerikane nuk dha asnjë garanci konkrete që nga java e ardhshme të kthehet normaliteti. Madje, disa ministra të qeverisë italiane kanë folur edhe për aksione ligjore të koordinuara ndaj Pfizer. Vetë kompania është mjaftuar duke premtuar në një komunikatë për shtyp se do t’i rikthehet kalendarit fillestar të shpërndarjes në BE duke filluar nga java e ardhshme.

Sipas Agjencisë Evropiane të Ilaçeve, vonesat vijnë për shkak të përpjekjeve të kompanisë për të shtuar prodhimin dhe përballë shumë porosive të reja të marra. Dhe e gjithë kjo, jo vetëm që rrezikon të vonojë fushatën e vaksinimit me disa javë, por mund të shkaktojë edhe probleme për dhënien e dozës së dytë, të parashikuar 21 ditë pas të parës. Vonesat e vaksinave kanë shkaktuar probleme edhe në vende të tjera, në Evropë e përtej saj. Por ndërsa BE e ka nisur vaksinimin tre javë më parë, ballkani perëndimor mbetet pas.

Sidoqoftë, Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi mbrëmjen e të martës se BE ka vënë në lëvizje mekanizmin për sigurimin e vaksinës anti-covid edhe për këtë rajon.“Për të siguruar front të bashkuar për mposhtjen e COVID dhe aksesin e hershëm në vaksina, Komisioni Evropian do të ngrejë një mekanizëm për të strukturuar sigurimin e vaksinave të ndara nga shtetet anëtare, me vëmendje të veçantë tek Ballkani Perëndimor dhe fqinjët. Do të shqyrtohen mundësi të mëtejshme për të siguruar vaksinat sa më herët“, shkruan ai në Twitter./Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës