Nesër Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit
policia “ blindon“  Elbasanin,ja masat

Nesër Skënderbeu-Dinamo e Zagrebit<br />policia “ blindon“  Elbasanin,ja masat
ELBASAN - Policia e Elbasanit ka publikuar masat që do të meren ditën e nesërme për shkak të zhvillimit të ndeshjes Skënderbeu i Korçës – Dinamo e Zagrebit e vlefshme për fazën kualifikuese në Champions League.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe sipas policisë të gjitha lokalet, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre përreth stadiumit do të mbyllen që në orën 18:00.

Sipas policisë së këtij qarku janë rreth 450 policë të cilët do të angazhohen për mbarvajtjen sa më të mirë të takimit.

Policia bën me dije se do të Bllokohet shëtitorja nga stadiumi deri tek rruga “1 Maji” si dhe rruga nga Bashkia deri në dalje të Unazës së qytetit. Po sipas të njëjtave burime, nuk do të lejohen parkimet e makinave para Pallatit të Sportit, nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës, si dhe para stadiumit

Nuk do të lejohen parkimet e makinave para Pallatit të Sportit, nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës, si dhe para stadiumit”- thuhet në komunikimin e Policisë së Elbasanit.
 
­ Ndërsa të gjithë tifozët, te cilët duan të shohin ndeshjen nga shkallët e stadiumit, përveç biletës duhet të kenë edhe një mjet identifikues për te shmangur çdo incident si dhe pritet të hyjnë në stadium dy orë para ndeshjes. Policia u bën thirrje të gjithë tifozëve që të mos marin me vete asnjë send të fortë apo fishekzjarr sepse nuk do të lejohen të futen për të parë ndeshjen edhe pse mund të jenë të paisur me biletë dhe mjet identifikimi

Kjo ndeshje shënon një moment historik, pasi është hera e parë që një skuadër shqiptare arrin në ketë fazë të kampionatit te Ligës Europiane, ndaj dhe Policia e Elbasanit u bën thirrje të gjithë qytetarëve për një bashkëpunim e shmangie të çdo lloj incidenti.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot