'Nëse i shihni mos iu afroni', policia britanike në kërkim të dy shqiptarëve që akuzohen për vrasjen e snajperistit kurd

'Nëse i shihni mos iu afroni', policia britanike në kërkim të dy shqiptarëve që akuzohen për vrasjen e snajperistit kurd

Qazim Marku dhe Eugert Merizaj

Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një ish-snajperisti kurd, të vrarë në Hartlepool. Deri më tani të dyshuarit nuk janë kapur ndërsa policia britanike ka bërë me dije se shqiptarët edhe pse kishin ikur vonë në Angli besohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Sipas asaj që shkruan BBC, policia e Cleveland tha se viktima shërbyer si snajperist për ushtrinë kurde, kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik. 30-vjeçari Hemwand Ali Hussain u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në rrugën Charterhouse, më 15 Shtator të vitit të shkuar. Autoritetet britanike kanë publikuar edhe fotot e dy shqiptarëve, së bashku me një përshkrim për secilin prej tyre, ndërsa një apel e kishin edhe për qytetarët.

 “Duam t’i bëjmë apel kujtdo që mund të ketë informacione, që mund të na ndihmojnë në kapjen e këtyre dy personave në kërkim që të kontaktojë policinë. Kushdo që i sheh këta persona, u kërkojmë që të mos i afrohen”, tha zyrtarja e policisë, Sarah Robinson. Deri më tani të akuzuar për vrasjen e Hussain janë 4 persona, të cilët presin të dalin në gjyq.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë