Asambleja e PS, Klosi në Report Tv: Jemi në kohë të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare 2025! Në pranverë nisim fushatën elektorale

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste që mbahet sot do të ketë riorganizim të strukturave dhe analizë të gjetjeve të bëra nga 400 anëtarët sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një lidhje ‘skype’ për Report Tv duke theksuar se pret që deri në pranverë të jetë mbyllur procesi zgjedhor brenda partisë deri në nivelet e anëtarëve të asamblesë për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025. 

“400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë.  Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor. Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë. Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe.  Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë”- u shpreh Klosi.

Sa i takon rezultatit që pret që PS të ketë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, Klosi tha se është ende herët për të folur për këtë pjesë por u shpreh i sigurt në fitore.

“Jemi shumë shpejt për rezutlatet por nuk jemi shpejt për të gjykuar fitoren. E them me plot bindje se jemi në kohë që një parti e madhe si ne që kërkon të mobilizojë një strukturë kaq të madhe për të fituar mandatin e katërt, nuk i del një vit kohë”- tha deputeti.

Për situatën në PD, Klosi tha se është një favor i madh për PS duke qenë se demokratët ende nuk kanë zgjidhur problemin e kryetarit dhe nuk kanë asnjë program për qytetarët.

“Nuk na intereson, ata janë në një situatë shumë problematike. Ata ende nuk kanë zgjidhur problemin e kryetarit për të mos folur për programe dhe prezencë në terren. Kështu që jemi shumë të favorizuar nga ky aspekt”- shtoi Klosi.

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të asamblesë, do të ketë edhe një deklaratë për mediat për gjetjet dhe problematikat që duhen zgjidhur në kuadër të parapërgatitjeve të PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sotir fecka: 11/02/2024 08:48

    Do e mbajm pushtetin deri ne 2042 deri sa ta katandisim me 300mi veta kete vend dhe te jemi vet zot vet shkop

    Përgjigju
  • Arben: 10/02/2024 20:15

    Kesaj rradhe nuk luftojme per fitore por per 100% te deputeteve! Rithemelimin ta shpallim te paligjshëm si grupim anti-amerikan qe eshte, kurse per Bashen te vendosim prag elektoral prej 5% dhe ta eleminojme nga parlamenti! Shqiperia nuk ka kohe per te humbur me opozita qe nuk bashkepunojne, duhen 140 deputete te PS per integrimet ne boten e civilizuar perendimore!

    Përgjigju
    • Or tej: 10/02/2024 22:01

      Vdekje fashizmit or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Zvetënimi i teorive të konspiracionit në demokraci dhe Ilir Meta

Zvetënimi i teorive të konspiracionit në demokraci dhe Ilir Meta