Nesër fillojnë negociatat Turqi-Greqi pas vizitave të Ramës, delegacionet takohen në Stamboll

Nesër fillojnë negociatat Turqi-Greqi pas vizitave të Ramës, delegacionet takohen në Stamboll

Foto ilustruese

Turqia dhe Greqia nesër ulen në takimin e parë të negociatave në Stamboll, pas 5 vitesh marrëdhënie të tensionuara. Dy delegacionet të përbëra nga diplomatët përkatës do të takohen në raundin e parë të bisedimeve që do të sjell dhe uljen e tensioneve mes tyre. Ky takim vjen pas disa muajsh përplasjesh mbi burimet e energjisë në Mesdheun Lindor dhe fushatën kërkimore të Oruç Reis.

Marrëdhëniet mes dy vendeve arritën pikë kulmore gjatë verës për shkak përplasjeve për kufijtë detare dhe të drejtat mbi energjinë, përplasje që për pak sa nuk përfunduan në luftë.  

Ulja e tensioneve nga ana e Turqisë për fqinjin e tij Greqinë, pason nga vizita e kryeministrit Edi Rama në dy vendet ku dhe pati rolin e negociatorit për bisedime. Edhe kancelarja gjermane Merkel inkurajoi Ramën për rolin në ndërmjetësimin mes Turqisë dhe Greqisë dhe ndërtimin e urave mes Greqisë dhe Turqisë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës