Faqja zyrtare kqz.gov.al do të hapë të shtunën seksionin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit. Çdo emigrant që më 11 maj ka të drejtën për të votuar, duhet të regjistrohet online, në mënyrë që marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në vend, ku merr pjesë edhe diaspora.
Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera. Si fillim, emigranti duhet të krijojë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni, ose një email, si dhe të dhënat personale, nga ditëlindja, vendlindja, numri personal.
Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij të gjallë përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë.
Pasi krijon llogarinë, votuesi duhet të dërgojë një kërkesë po në këtë sistem, ku i duhet një dokument identifikimi shqiptar. Në momentin e regjistrimit, pasaporta ose karta pranohen edhe nëse ju ka skaduar afati.
Dokument tjetër me rëndësi, është një vërtetim se personi banon aty ku thotë. KQZ pranon dokumente të shumëllojshme, nga dokumentet e pronësisë, tek qiramarrjet apo faturat e ujit, gazit, energjisë, apo çdo abonim tjetër, përfshirë dhe dokumentet bankare. Adresa është e rëndësishme që komisioni qendror i zgjedhjeve t’i dërgojë fletën e votimit aty ku ai jeton.
Brenda 5 ditësh, KQZ do ta informojë emigrantin, nëse kërkesa e tij u pranua ose u refuzua. Në rast refuzimi, zgjedhësi do të informohet se çfarë ka bërë gabim, dhe do t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri.
G.M./A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
6%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3063
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha porosi: Bindni emigrantët të regjistrohen
19 Janar, 12:43
-
Mero Baze: Lista e përbashkët e opozitës së re, si shenjë serioziteti opozitar
19 Janar, 07:07
-
Vota e Diasporës, 30 mijë aplikime në një javë! KQZ refuzon 1 në 3 persona, emigrantët nuk po paraqesin dokumente për adresën
18 Janar, 15:40
-
Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë
18 Janar, 12:47
-
Ambasadori shqiptar do të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të Trump! KQZ i jep OK: Ka ftesën e Shtëpisë së Bardhë
18 Janar, 12:22
-
Vota e diasporës/ Rama replikon me komentuesit: Mos i qaj hallin kalorësit, 3 arsyet pse emigrantët do votojnë
18 Janar, 10:59
-
Debate në KQZ për diasporën, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë! PS: Edhe ju keni hapur zyrë në Londër
17 Janar, 17:22
-
Zgjedhjet/ Rama thirrje diasporës: Regjistrohuni të votoni! E dini kush ua ngriti kokën e ulur në Greqi, Itali e gjetkë
17 Janar, 16:10
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Aleanca Shehi-Alibeaj-Basha! Kreu i LZHK-së konfirmon negociatat mes 3 grupimeve: Brenda muajit e bëjmë zyrtare! (VIDEO)
17 Janar, 15:16
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04