Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës zhvillon mbledhjen e dytë, do caktohen ekspertët/ Rendi i ditës

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës zhvillon mbledhjen e dytë, do caktohen ekspertët/ Rendi i ditës

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Ditën e marten Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e dytë. Mbledhja do të mbahet në orën 10:00, ku një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditë është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është kërkesa e 49 deputetëve që kërkojnë shkarkimin e kreut të shtetit me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me deklaratat e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor. Në rend dite përfshihet edhe Miratimi i rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor si dhe i kalendarit të punimeve të këtij Komisioni.

Nga ajo që Report Tv ka arritur që të mësojë nuk është parashikuar një seancë dëgjimore me kreun e shtetit, teksa ky i fundit, ka refuzuar 2 herë, me argumentin se ka një axhendë të zënë dhe se nuk mund ta anulojë duke lënë si opsion të vetëm datën 10 maj. Në mbledhjen e parë u bë konstituimi i këtij Institucioni, teksa kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni tha se refuzimi i Metës nuk është gjë tjetër veçse një taktikë e tij për të shtyrë përtej afateve punën e tyre.

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Afati i punës së Komisionit Hetimor i ngritur nga Kuvendi pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit. 

Rendi i ditës
Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë
E martë, datë 11 maj 2021
Ora:10:00
Në rend të dites:
1.Miratimi i rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor.
2.Miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit Hetimor.
3.Caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit.
4.Çështje të tjera.

Përbërja e Komisionit Hetimor
Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika HysiElena XhinaSpartak BrahoHalil JakimiNikolin StakaArlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela FelajXhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Si nisën procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta? Për herë të dytë brenda dy viteve, Partia Socialiste nis procedurat për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhje të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Kujtojmë se Ilir Meta kishte paralajmëruar se do të jepte dorëheqjen por nuk e bëri një gjë të tillë pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se do të kthehet në LSI në 2022, kur dhe i përfundon mandati i Presidentit. Nisur nga kjo, mazhoranca e njoftoi menjëherë nismën e saj për ta shkarkuar. Ishte vetë numri dy i PS-së, Taulant Balla i cili i pari konfirmoi një fakt të tillë, duke thënë se “do i bëjnë gati letrat e pensionit”. Ndërkohë që më i ashpër ishte Kryeministri Rama i cili tha se Ilir Metën e dënoi populli i Shqipërisë në mënyrën më spektakolare dhe Kuvendi  i Shqipërisë do të formalizojë këtë vendi.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mungoi në dy mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Milva Ekonomi për Report Tv: S’kam hequr dorë, ndodhem jashtë shtetit

Mungoi në dy mbledhje të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Milva Ekonomi për Report Tv: S’kam hequr dorë, ndodhem jashtë shtetit