Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ Rama: Nesër, dita e madhe për shqiptarët! Soreca: BE qëndron krah jush

Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ Rama: Nesër, dita e madhe për shqiptarët! Soreca: BE qëndron krah jush

BRUKSEL- Një ditë e madhe për shqiptarët e ka konsideruar kryeministri Edi Rama 17 shkurtin, ditë kur do të zhvillohet konferenca e donatorëve për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga Brukseli, ku ndodhet për takimin jo zyrtar me fokus metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, Rama shprehet optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit.

"Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin", tha Rama.

Nga ana tjetër, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca shkruan se cdo gjë është gati për Konferencën e Donatorëve dhe beson se ndërkombëtarët do të tregojnë solidaritet me Shqipërinë. "Pas një përgatitje shumë intensive, jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij me popullin shqiptar. BE qëndron krah Shqipërisë" shkruan ai.

Postimi i Sorecës

Në Konferencë pritet që të marrin pjesë mbi 100 shtete. Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant dy ditë më parë dha detaje nga organizimi i Konferencës së Donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë'. “Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp" tha zëdhënësia.

Holanda zyrtarizoi para dy ditësh ndihmën 3 milionë euro për Shqipërinë, por dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur që sonte në Bruksel, ku do të takohet me krerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor me fokus zgjerimi i unionit bazuar te metodologjia e re para samitit të Zagrebit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!