Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD-së, nga opozita vetëm Mediu e Doda! Braçes ‘iu sos durimi’

Afati të cilin ia vendosi opozitës për të zënë vendet në komisionin e Posaçëm për Dezinformim mbaroi, dhe kryetari Erion Braçe do ta nisë punën pa përfaqësuesit e Partisë Demokratike

Mbledhja e parë e konstituimit do të mbahet të mërkurën në orë 9:00, me praninë e 6 anëtarë të mazhorancës dhe 2 përfaqësues të grupeve të vogla parlamentare.

Gazment Bardhi është i vendosur të mos marrë pjesë në këtë komision, pavarësisht thirrjeve së përsëritura për tu ulur në tryezë, në mënyrë që së bashku të luftojnë kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve nga vendet e huaja në proceset demokratike të vendit.

Ftesës i janë përgjigjur vetëm Mesila Doda, e cila për Report tv më herët ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kësaj tryezë si përfaqësuese e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim”, ndërsa grupi “Aleanca për Ndryshim” ka konfirmuar se do të përfaqësohet me Fatmir Mediun.

Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin do të funksionojë për një afat kohor 1-vjecar, dhe synon të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike duke nisur nga fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publike dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.

Ngritja e Komisionit erdhi si propozim i socialistëve me firmat e 7 deputetëve, kërkesë që sipas tyre ndjek të njëjtën linjë me vendet perëndimore dhe parlamentin evropian në luftën kundër dezinformimin dhe ndërhyrjen nga vendet e huaja.

Në përfundim të punës 1-vjecare, Komisioni do të përgatisë një raport me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe  masat administrative.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Eh sa shumë shërbime ju bëjnë 'Atyre'!

Eh sa shumë shërbime ju bëjnë 'Atyre'!