Nesër Kuvend! Komiteti Teknik lejon zhvillimin e seancave plenare, shkurtohen në 3 orë (Kalendari)

Komiteti Teknik ka përjashtuar Kuvendin nga rregulli për ndalimin e grumbillimit të më shumë se 10 personave në ambient ta hapur dhe të mbyllur, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID.

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar kalendarin për zhvillimin e seancave plenare në datat 3, 10 dhe 17 dhjetor.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se “Urdhëri nr. 633, datë 11.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare.

Seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social si dhe do të ketë edhe  kufizime në kohëzgjatje.” Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë.

Seanca ditës së nesërme është parashikuar të nisë me një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, thirrur nga deputeti Ralf Gjoni dhe interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ndërkaq Konferenca e Kryetarëve ka pranuar dhe ka futur në rend dite në Kuvend, kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për raportin e Dick Martyt.

( Kliko këtu ) Draft-kalendari i plot♪7 i kuvendit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit