PD i refuzon ftesën për 'Zgjedhoren', Gjiknuri: Do e realizojmë reformën në kohë

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka ftuar zyrtarisht Partinë Demokratike të marrë pjesë në komisionin e reformës zgjedhore që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10 të paradites. Gjiknuri i ka drejtuar ftesën sekretarit për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso për të diskutuar mbi ecurinë e tryezës së 25 shtatorit të thirrur nga OSBE, por edhe veprimtarinë e mëtejshme të këtij komisioni.

Përgjigja nga selia blu ishte e menjëhershme , por refuzuese. Gazment Bardhi, e tha prerë se PD do t'i qëndrojë deklarimit publik që ka bërë në tryezën e organizuar nga OSBE.

Ndërkohë Gjiknuri tha për Report TV se ky komision do bëjë çmos për të realizuar Reformën Zgjedhore në kohë.

 “Do bëjmë çmos për ta realizuar në kohë, duke e ndarë procesin në dy faza. Do adresojmë sa më shpejt rekomandimet e OSBE-ODHIR ndërsa pjesën tjetër që kërkon më shumë kohë si sistemi dhe çështja e votës së emigrantëve mund ta lëmë një një fazë të dytë pas dhjetorit”, tha Gjiknuri.

Kjo mbledhje vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku e pranishme ishte edhe opozita parlamentare, në të cilën propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë.

Reforma zgjedhore është një nga dy kushtet e Gjermanisë për nisjen e negociatave dhe kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog opozitës. Por Lulzim Basha i vendosi kushte. Pesë pikat e dërguara nga opozita për zgjidhjen e krizës politike, kanë në thelb Reformën Zgjedhore.

Përveç kushtit për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore tashmë opozita joparlamentare kërkon edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga bashkëdrejtimi i këtij komisioni.

 Por kryeministri Rama deklaroi se reforma zgjedhore është kusht për negociatat dhe koha nuk pret prandaj shumica do të miratojë draftin sipas rekomandimeve të OSBE-së. Drafti i PS-së së 2018 që pranon kushtet kryesore të PD-së dhe OSBE-ODIHR-it. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale

Pr.ligji për nënat surrogate, Tritan Shehu: Shqipëria do kthehet në fermë uterusesh për llogari të grupeve kriminale