Ndryshon regjimi për fundjavën! Nga e shtuna 8 orë kohë për pazaret! Të dielën s'lejohet dalja! Rama: Të pabindurit do arrestohen

Ndryshon regjimi për fundjavën! Nga e shtuna 8 orë kohë për pazaret! Të dielën s'lejohet dalja! Rama: Të pabindurit do arrestohen

Foto sot nga Tirana

TIRANE-Nesër ndryshon orari i daljes nga shtëpia. Për fundjavën do të ketë vetëm një orar për të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret dhe për të kryer nevojat e tjera imediate. Nesër, ditë e shtunë do të jetë i lirë për të lëvizur vetëm orari 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00. Kjo fashë do të jetë edhe për biznesin për shitjen e ushqimeve, farmacitë apo bankat si edhe orari i punës së punonjësve të administratës. 

Ndërkohë nga nesër në orën 13:00 gjatë gjithë ditës së diel, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë. Pra ditën e diel nuk do të ketë asnjë orar të lirë për të dalë nga shtëpia asgjë hapur për të blerë. Qeveria ka publikuar edhe tabelën e plotë me të gjitha bizneset që lejohen dhe që do të mbyllen në këtë fashë orari.

Kryeministri Edi Rama shkruan se nuk kemi kohë për të humbur në luftën me koronavirusin. "Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror! thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë! Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 - 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike! Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!" thotë Rama.

Nga e hëna e javës që lamë pas ka pasur ka pasur vetëm dy fasha orari për të dalë nga shtëpia 06:00-10:00 paradite dhe 16:00-18:00 pasdite, por nisur nga fakti që ndërgjegjësimi ishte zero, pasi qytetarët respektonin orarin, por jo distancën mes njëri tjetrit qeveria ka shtrënguar masat duke lënë vetëm një orar për ditën e shtunë për t'u furnizuar, ndërsa të dielën nuk do të lejohet dalja nga banesa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:28
Urdhri i ri/ Tabela e plotë me bizneset që do të lejohen hapur dhe që do të mbyllen

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër, që është ditë e shtunë do të ketë vetëm një fashë orari për të dalë nga shtëpia që do të jetë ora 05:00 deri në 13:00, ndërsa më pas gjithçka do të jetë mbyllur deri të hënën në orën 05:00. Por cilat biznese do të lejohen hapur dhe cilat do të mbyllen? Qeveria ka publikuar vendimin dhe tabelën e plotë me të gjitha bizneset që do të lejohen që të hapen në vetëm këtë fashë orari, për t'u mbyllur më pas të gjitha dhe rihapur të hënën në orën 05:00. Mbyllur do të jenë të gjitha qendrat tregtare, materialet e ndërtimit, dyqanet jo ushqimore, tregtia me pakicë, sallonet e estetikës, aktivitetet çlodhëse, etj. Industria e prodhimit do të jetë hapur, ushqimoret, farmacitë, agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë, etj. Lista me aktivitetet e përcaktuara hyn në fuqi më pas në orën 05:00 të 24 marsit, pra të martën. Punonjësit e institucioneve financiare të linjave prodhuese e ushqimore dhe të gjitha aktivitetet e lejuara sipas tabeles bashkëlidhur këtij urdhri do të lejojen të qarkullojën vetëm në itenerarin shtëpi – punë.

Ora 20:22
Rama poston videon me pamjet dramatike nga Italia: Shikoni çfarë i gjen të pabindurit

Kryeministri Rama vijon që të sjellë pamje dramatike nga Italia për të ndërgjegjësuar shqiptarët që të mos dalin pa arsye nga shtëpia, por edhe në momentin që vendosin që dalin të respektojnë distancën dhe masat. "Hapini sytë e veshët dhe shikojeni e dëgjojeni vetë, se çfarë i gjen ata që nuk duan ta marrin vesh në kohë qindin që të punon ky armik që po luftojmë! Dhe ku? Në Bergamo! Një nga spitalet më të famshëm të Europës! Zot na ruaj. Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video" shkruan Rama.

Ora 19:47
627 viktima sot në Itali, Rama: Po ne si do i’a bëjmë, do vrasim njëri-tjetrin apo do rezistojmë?! Rrini brenda

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 627 viktima nga koronavirusi. Kryeministri Edi Rama teksa ka risjellë bilancin tragjik të Italisë, u bën apel shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe jo të dalin xhiro dhe të njëri-tjetrin.

"O njerëz! Në Itali sot kishte 627 të vdekur. Gjashtëqind e njëzetë e shtatë!!! vetëm sot!!! 24 orë 627 të vdekur!!! Në lombardi ku Italia ka një sistem spitalor që është në majën e Europës, nëntë në dhjetë vdekje ndodhin në shtëpi!!! Pse??? Sepse masat shtrënguese u morën vonë, njerëzit u tallën me masat në emër të lirisë për xhiro, për sullaco e për festa dhe armiku u vajti të tërëve nëpër shtëpi! Numri i të sëmurëve e kaloi me galop numrin e shtretërve dhe ja si ka ardhur puna!!!

Tani si do i’a bëjmë?! Do vrasim njëri-tjetrin dhe do rrimë duke numëruar me qindra të vdekur e mosozot mijëra? Apo do rezistojmë dhe do shpëtojmë njëri - tjetrin?! Po njerëzit kanë ndenjur 30 vjet në burg apo 30 ditë në grevë urie dhe nuk kanë vdekur, e pse duhet të vdesin sot duke ndenjur në shtëpi pa dalë xhiro apo duke ndenjur në radhë pak më gjatë, pa u ngjitur me njëri-tjetrin?!" shkruan Rama.

Ora 17:20
Njerëzit zbarkojnë në rrugë për shëtitje, Rama: Nëse këto tradhtarë nuk tërhiqen, do arrestohen (VIDEO)

Kushdo që del në rrugë për shëtitje do të arrestohet. Këtë ka deklaruar kryeministri Edi Rama, i cili duke i quajtur këta njerëz si tradhtarët e vërtetë të përpjekjeve kombëtare për të ruajtur jetën, i ka paralajmëruar se nëse nuk tërhiqen urgjentisht nga kjo rrugë e gabuar do të arrestohen.

Rama tha se ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga kjo pakicë njerëzish që tregohen ende të papërgjegjshëm dhe dalin në rrugët e qytetit për shëtitje si të ishin në kohë pushimesh.  Nëse këta persona nuk tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre, do të përdoret çdo mjet deri në heqjen e lirisë së plotë apo thënë ndryshe arrestohen.

Duke i cilësuar këta persona si tradhtarët e vërtetë në këtë përpjekje kombëtare, Rama tha se pikërisht kjo pakicë e pandërgjegjshme do të na sjell hatanë e vërtetë. Sipas Ramës askush nuk do të lejojë që këta individë tradhtarë të marrim në qafë përpjekjet e popullit për të mbrojtur jetën.

"Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t’u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve. Duhet t’i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre. Populli nuk i’a ka borxh asnjë individi tradhtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriut", shkruan Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Errori: 21/03/2020 07:38

    Per Edin do i bej nje kerkes Zotit,ka per ti pelqyer,ka per ta marrur vesh i here e pergjithmon se kush jan ato qe quan tradhtar dhe kush asht kodi syve te vet. Rroft Shqiperia e lire

    Përgjigju
  • Andon: 20/03/2020 22:49

    Bastard pse nuk e nxorre ushtrin ne 2016 kur helmove popullin tend dhe europen me hashash , ti duhesh gjykuar per Genocid si BaShar-Alsad ,

    Përgjigju
    • Leshi: 21/03/2020 09:30

      .....plumbin ballit dhe ti internojme fisin. Si mundet te jesh kunder gjigandit Edi?! Eshte njelloj si te jesh kunder droges, kunder korrupsionit, kunder Vuçiç, kunder ndarjes se Kosoves!!!!!!!

    • Anonimous: 21/03/2020 06:44

      Tu meriton i plumb ballit se rri tu bo politik kur e gjth bota ka te njtat masa. Ishalla te kap kprona ene vdes me mie

  • Greta: 20/03/2020 21:49

    Shum mir qe ke nxjer autoblindat e ushtrise por ato duhet te ken urdher te prer qe kush nuk ndalon te qellojne.Duhet te bllokojn rruget sic po bejn ne Itali.Ky popull nuk kupton qe eshte lufte boterore dhe jo grip...nuk eshte loj por lufte e vertet.Autoblindat te vendosen ne mes te rruges dhe jo anash ne gjith Shqiperine.Kur kafsha nuk merr vesh me te mire i vihet zinxhiri.

    Përgjigju
    • Seksi: 21/03/2020 07:54

      Per kete lojen e ketij virusit do denohen me zjarr gjith te perfshiret si me posht; Qeveritare,ushtarake,gazetare dhe ndyresira te tjera qe e kane mbeshtetur kete loje, do ktheheni ne ferr dhe atje do rrini pergjithmon,kshu qofte.

    • Berat Çelepias: 21/03/2020 00:23

      Ne Itali nuk te vrasin. Edhe zinxhir nuk ka. M.gj.t ka vetem nje shpetim : Mbyllje ne shtepi! Covid 19 eshte si regjimi komunist i E Hoxhes: po e sfidove nuk te ndeshkon vetem ty por gjithe familjen, fisin. Ndodh qe te le gjalle qe te shikosh vuajtet e familjes tende. Mos e kruani menderen! Rrini ne shtepi.

    • A. N.: 20/03/2020 23:24

      Te ken urdher per te qelluar kalimtaret. Ti thua ti bejne konkurrence coronavirusit, kush vret me shume?

    • Andon: 20/03/2020 22:43

      Ke te drejt ose te gjuajn ose te rrujn lesht , zakonisht bejn ket te dyten

  • MIU M*TIT MI HALESH: 20/03/2020 20:39

    Po pse o miu mutit su komentua që shkruaj për të mirën e Shqiptarve se i dua Shqiptarët ti shof sa më mir prandaj su komentua o bir KU*VE.PTY PIS IDJOT.

    Përgjigju
  • ne kok te politikaneve: 20/03/2020 20:38

    po ore po se populli e ka fajin gjithmon.ti kishit mbyll me koh kufijt kur na erdhi te dera e te luteshim per ata qe jan jasht jo tani qe na plasi ktu e sdini ca te thoni me e si gjithmon e ha populli qe fle me barkun bosh

    Përgjigju
    • Institucioni: 21/03/2020 00:25

      .....Presidenti e kerkoi. Nuk e degjuan

  • PËR ANËN: 20/03/2020 20:38

    Më lo.. se ty nuk mund të ket në Bot o ana lo.. komplet debile ler komplet pler. Po pa tjetër je analfabete e kok pa lar e gjitha k.... Se është në loj e gjith jeta e Shqiptarve o DEBILE e ler komplet idjote injorante kafsh me fytyr njeri. Ptu rac debile çfar mban korja tokës. EDI RAMA HERO I MADH I SHQIPRIS NJË NJERI BRILAND HALLALL QUMSHTI NËNËS.TY TË VLERSON ELITA E SHQIPTARVE. S'të vlersojn kafsh si puna anës rrugaçe.

    Përgjigju
    • Vuçiç: 21/03/2020 00:41

      Ke te drejte! Ta mbeshtes! I ke pare foton ne plazh nudo? Brilant! E ke pare ça i ben Vellait te madh, Erdogan apo mikut Aleksandar? Po tradhetarit Harajdinaj?! Hero i shqiptareve eshte!

  • Gilberto: 20/03/2020 20:34

    O Rame o igjate! Mos te genjeje mendja se do arrestosh gjith popullin ti me cunat e Olta Xhaxhkes dhe Sander Lleshit. Nje dit do vije qe do i pagush te gjitha o fytyr qen.

    Përgjigju
    • Xhili: 21/03/2020 00:33

      Qe ai pervers, hajdut, antishqipar do ta paguaj nje dite te jesh mese i sigurt. Por duhet ndenjtur brenda o vella. Ska rruge tjeter. Mos i merrni me qafe te tjeret. Ketu ku jam une ne Itali vetem sirena ambulanca degjon. Te keqen e ‘97! Mbyllu ne shtepi, beji 2fletsha. Mos dil, degjo vellane

    • Juen: 20/03/2020 23:17

      Po ka thene mire ai i pari atere..Shqiperi te kam dhjere..ste kuptova asnjehere!!! Injorant!!! Per te miren tate..te sateme te motres, vellait, gruas, fenijeve e gjith njerzve te tu esht kjo gje!!! Me njerez si ty nuk ecim para ne

    • Vlora: 20/03/2020 22:49

      Qenke fiks per kavie laboratori me londer .... merr 3500£ dhe te infektojne ata me corona... mbare vella... por je ne qe jemi ketu

    • Ledio: 20/03/2020 21:47

      Ik o bole

  • Fate: 20/03/2020 20:30

    Keto jane urdhra personale apo te diskutuara edhe me persona Kompetente? Se ky ç’thote sot e anullon neser. Psh ky nuk sqaron si do te veprojme ne qe kemi leje per te levizur me makine per në pune dhe kthim (6.00-8.00 dhe 16.00-17.00). Do t’i zbatojme keto orare edhe neser? Në mos kthim me 16.00, te pakten brenda ores 13.00. A mund te na sqaroje lideri suprem i Surrelit? Por pa na ngaterruar me shume, siç po na ben çorbe.

    Përgjigju
    • A. N.: 20/03/2020 23:18

      Cdo dite nga nje rregull te ri. Bej kujdes me mire e mos dil fare.

  • ana: 20/03/2020 20:10

    po ik o loqe se sdo arrestosh ti nje popull te tere. debil

    Përgjigju
  • zenepe: 20/03/2020 19:28

    PER TU ARRESTUAR JE TI,EDI,MOR MASKARA,,,jo populli ,META,,SALIU,BASHA ,,KRYEMADHI..DHE TE GJITHE MINISTRA E ISH-MINISTRA E DEPUTETE,,JENI JU QE E KENI CUAR VENDIN NE KETE DEREXHE,,ME VJEDHJE NE TENDERA,,KONCESIONE,,PPP,,,,JEPI PERGJIGJE POPULLIT PSE E PRISHE KONCESIONIN E CHECH-UPIT,,DJE,,,MASKARA,,,BERE CESHTE E MUNDUR TE SHKATARROJE TEATRIN PER TE NDERTUAR KULLA,,ME FIRMEN FUSHA,,,QE I KE DHENE KUSHEDI SA TENDERA ME BASHKINE E TIRANES ,KE DHENE 350 LEJE PER PALLATE NE TIRANE ME ZAGARIN TEND ,,ME ATE CUNIN E KU*VES,,ERION VELIAJ,,,NUK KE LENE FUSHE FUTBOLLI QE ISHTE NE TIRANE PA E BERE PALLAT,,,,KU TE LUAJE RINIA E TIRANES,,,,TI EDI RAMA PER KRIMET E KRYERA NE TIRANE DO VARUR,,,EDHE SALIU PO ASHTU ME SHKATARRIMIN E KAMZES--PASKUQANIT,E RRETHINES TE TIRANES NE PERGJITHSI....TE DY JU DUHET TE VARENI NE MES TE TIRANES.....NUK LATE KATUNAR--E MALOK PA PRURE NE TIRANE PER TE MBUSHUR PALLATET E NDERTUARA PA PLAN URBANISTIK.....//CORONA DHE RRUFEJA MU NE KOKE JU RENTE TE GJITHE KETYRE MASKARENJVE QE PO PRISHIN MBIJETESEN E POPULLIT SHQIPTAR....//

    Përgjigju
    • Niku: 21/03/2020 12:08

      Dukesh nga shkrimi se cfare injoranti dhe llumi je ,si duket ti kane prer hajduterit dhe trafikun qe beje ne kohen e berishe..ptuuuu rrace e poshter ishalla te kap kovidi dhe vafsh ne te sateme..

    • shqiptar: 20/03/2020 20:48

      Elvis plehra je Ti se ta njof stilen e gjuhen e helmit qe hedh cdo dit ne fb, nese je je ti vertet je nje frikacak i ndyr qe shmruan nga amerika kunder Edi Rames. por kushdo te jesh mor klysh kuve je nje ndyrsir e maskara i felliqur. Po ju keni 20 vjet qe e ropet ket popull e kur te flisje kunder jush kur ishit ne pushtet te vrisnit. e del Ti surrat e shpif mbyyle te pakten halen o te kapt kolera e ke pak

    • Mos u lodhe Kote,se nuk ndryshon gje !: 20/03/2020 20:19

      Le te shkojne per leshe te gjithe ,,ha e pe Si u grumbulluan per Krikibelin Metushka dhe Krikibelin Lulushka ne Bulevard ! Ata ishi pjese e Popullit.. Kapaku simbas Tenxheres ,varja ashtu Kane vuajtur le te ngordhin Si mijnte..

  • Lor: 20/03/2020 19:28

    Po oligarkeve qe u pagove sot 22 miljon euro dhe neve na shtremgon dita dites bota esht portokall dhe populli jon nuk esht se mbahet per durim

    Përgjigju
  • Kesaj rradhe deshtove dhe TI. Edo. !: 20/03/2020 19:20

    Tradhtard jane ato te Fortet e Botes,,qe i mirepresin ne Zyrat e USA ata Kriminele qe Popullit gjakun ja pine.. Lulushka ta kaloje sebashku me Metushken Foto me USA...

    Përgjigju
  • Adi: 20/03/2020 19:04

    Qendroni ne shtepi esht tmerr 627 te vdekur vetem sot ne itali e kuptoni cdo te thot esht luft e vertet pa krisma e arm, duajeni familjen te afermit

    Përgjigju
  • arrestim: 20/03/2020 19:02

    Tu njitet dhe t burgosurve....Kodosh!! tkeqen popull rrush! 70 t infektuar,dhe gjate kohes kur Lombardia ishte shpallur zone e infdektruar, ne Rinas zbarkonin cdo dite 2 avione,Bergamo+Malpensa, pa llogaritur tragetet.... !!?? Ramires, je i papam haha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot