Autoriteti i Aviacionit Civil njofton se sot (12 qershor) dhe të martën 13 qershor do të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh për shkak se do të zhvillohet në “Air Defender 23” stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s.
Stërvitja përfshin25 Shtete mbi 10 000 trupa dhe 220 avionë. Për shkak të këtij aktiviteti priten vonesa dhe anulime fluturimesh.
“Eurocontrol (NM), Autoritetet e Aviacionit Civil (ACAA), Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror (Albcontrol) dhe Aeroportet (TIA), po punojnë intensivisht për minimizimin e këtij impakti” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil postuar në rrjete sociale.
Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji që nga krijimi i aleancës ushtarake në vitin 1949 dhe Gjermania do të shërbejë si vend pritës dhe qendër logjistike. Nga data 12 deri më 23 qershor, 250 avionë do të vendosen në gjashtë baza ushtarake, ku do të marrin pjesë 25 vende.
Vetëm SHBA dërgon 100 avionë përtej Atlantikut. Në ajër, pjesëmarrësit do të stërviten në situata krize në tre zona fluturimi: mbi Gjermaninë veriore në Detin e Veriut, në lindje dhe në një brez të vogël të Gjermanisë jugore. Këto zona do të mbyllen në mënyrë alternative për avionët civilë çdo ditë për disa orë.
Edhe autoritetet gjermane nuk përjashtojnë vonesat në nisje apo në mbërritje të fluturimeve të aviacionit civil. Forcat amerikane po dërgojnë avionin luftarak F-35, avionin luftarak më modern të aleancës, për të marrë pjesë në stërvitje. Kosova u përjshtua nga stërvitja "Defender Europe 2023", si ndëshkim për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
19.1%
-
Jo
71.3%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 790
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58
-
Aeroporti i Rinasit do presë udhëtimet e para transoqeanike verën e vitit të ardhshëm
12 Prill, 20:10
-
'Erdha me këmbët e mia në Shqipëri', Bruno Çobo del para togave të zeza: Nuk më esktraduan nga Dubai
14 Mars, 11:00
-
Rinas/ Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta greke të falsifikuara, arrestohen dy turq
13 Mars, 12:42
-
'Lëvizi 10 ditë në Bllok, u arrestua në shtëpinë e Big Brother' Si hyri në Rinas Liam Osmani? Eksperti i sigurisë tregon çfarë nuk funksioni
4 Mars, 13:59
-
VIDEO/ Vidhnin makina në Shijak e Kavajë dhe i çmontonin për t’i shitur në servisin e tyre, në pranga babë e bir në Tiranë (EMRAT)
4 Mars, 13:49
-
Në kërkim për mashtrim, por hyri në Big Brother, Liam Osmani u fut nga Rinasi pasaportë gjermane
4 Mars, 12:19
-
Nga Shkodra drejt Rinasit për të shitur armë, arrestohet 45-vjeçari, iu gjet edhe kokainë e kanabis (EMRI)
27 Shkurt, 10:30
-
I dënuar me 16 vite burg për trafik femrash për prostitucion, pranga 47-vjeçarit në Rinas
14 Shkurt, 13:00
-
Tiranë/ Lejoi daljen e një të mituri pa prokurë nga babai, detyrim paraqitje për policin e kufirit në Rinas
13 Shkurt, 11:40
-
Arrestohet në Rinas një nga organizatorët e grupit kriminal të Strugës për trafikun e kokainës e kanabisit (EMRI)
30 Janar, 11:50
Ne fakt e ndritet me ditet e tjera ju dhe ju ngeli sot te lajmeroni. Wizzer ka nje jete qe i le rrugeve posagjeret dhe ju cfare beni mashtruesa. Turp tju vij
Përgjigju