Tre orë protestë para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi nxit protestuesit të hedhin molotov e përplasen me policinë! Zbrapsen me spraj e gaz (VIDEO + FOTO)

TIRANE- Ka zgjatur tre orë protesta e thirrur sot pasdite (30 prill 2024) para bashkisë së Tiranës. Edhe pse leja në polici u morr nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijë të parë të protestuesve ishin protagonistë kryesorë të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, ata që gjithmonë prijnë dhe nxisin veprimet e dhunës, Flamur Noka, Klevis Balliu, Tedi Blushi. Ndryshe nga herët e tjera - kur vajza e ish kryeministrit qëndronte në një cep të protestës si shenjë solidariteti - sot, edhe, Argita Malltezi ishte në vijë të parë.

Protesta nisi rreth orës 16:30 fillimisht me fjalime nga protagonistët e Rithemelimit, më pas drejt bashkisë u hodhën molotovë, mollë,vezë apo gurë, duke rrezikuar dhe jetën e efektivëve të policisë dhe Forcave të ndërhyrjes së Shpejtë të cilët ishin me skafandë dhe mburojë dhe ishin bërë gardh për të ndaluar hyrjen në bashki. 

Më pas rreth orës 18:40 protetuesit kërkuan të hyjnë brenda në bashki dhe nisën përplasjen fizike me policinë. Hoqën gardhin metalik dhe e hodhen drejt policisë e cila në një moment përdori gaz dhe spraj për ti zbrapsur. E ndërsa protesta kishte nisur në orën 16:30 dhe dera e bashkisë ishte e kyçur me dry, online u mblodh këshilli bashkiak i Tiranës ku kryebashkiaku Veliaj tha se protesta po organizohej nga ata që ndjekin pas humbësit klasikë Sali Berisha dhe Ilir Meta. 

Këshilltarët e opozitës i kërkuan policisë ti lejojë të hynin në bashki. Nuk mungoi dhe tentativa e Blushit për të kaluar mbi policinë.  Protesta përfundoi rreth orës 19:30 kur turma iu drejtua drejt rrugicës ku banon Berisha për të vijuar pelegrinazhin 'antispak'

Gjatë protestës një efektiv i policisë i ra të fikët ndërsa një person u arrestua. Sërish ekspertë të grupit hetimor u panë pas protetës për të mbledhur provat materiale. 

Kjo e sotmja është protesta e pestë para bashkisë së Tiranës e cila u shoqërua dhe me thirrjet "Lironi Sali Berishen' nga arresti në shtëpi për aferën Partizani. Edhe potesta e 26 prillit,  e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çanin gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
VIDEO/ Protesta e dhunshme e Rithemelimit para godinës së Bashkisë Tiranë, policia arreston një person

 

Një person është arrestuar nga policia, afër pranë perimetrit të godinës së Bashkisë Tiranë, si pjesëmarrës në protestën e dhunshme të organizuar nga Rithemelimi.

Ora 19:41
Pas 3 orësh, mbyllet protesta e dhunshme e Rithemelimit, mbërrijnë ekspertët e kriminalistikës

 

Pas 3 orësh, protesta e organizuar nga Rithemelimi dhe PL,  para bashkisë së Tiranës ka përfunduar.

Si zakonisht edhe kësaj here nuk munguan skenat e dhunës, me molotov dhe përplasje të shumta fizike, mes protestuesve dhe policisë.

Vandalizmi i shkkatuar nga eksponentë dhe simpatizantë të opozitës ka rrezikuar edhe jetën e efektivëve, ndaj pas protestës para bashkisë së kryeqytetit kanë mbërritur edhe ekspertë të kriminalistikës.

Ora 19:34
FOTO/ Momentet kur Rithemelimi përplas protestuesit me policinë, përdoret gaz e spraj për ti zbrapsur

Protesta e bashkisë u përshkallëzua sot deri në përplasje fizike sa detyroi policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të përdorin dhe spraj e gaz lotsjellës për të larguar protestuesit e Rithemelimit.

 

Ora 19:20
Argita Malltezi në reshtin e parë të protestuesve para bashkisë pas përplasjes me policinë

Ndryshe nga protestat e tjera këtë herë Argita Malltezi së bashku me Gazment Bardhin kanë qenë në rreshtin e parë të protestueve para bashkisë së Tiranës.

Ka pasur momente të përplasjeve pasi protestuesit kanë tentuar të heqin gardhin dhe përplasur me policinë në tentativën për të hyrë në bashki.

Argita mban të veshur bluzën ku është stampuar fotoja e Sali Berishës.

Ora 18:45
Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik

 

Tensione para bashkisë së Tiranës. Një grup protestuesish përpiqen të heqin gardhin metalik, ndërkohë prapa gardhit janë forca të shumta policie.

Në një moment protestuesit kanë hedhur drejt policëve gardhin metalik.  

 

Ora 17:52
Protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat oficeri i FNSH-së, e merr ambulanca

 

Një efektiv ka humbur ndjenjat në protestën që po zhvillon Rithemelimit dhe Aleanca për Teatrin para bashkisë së Tiranës. Oficeri i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spital.

Ora 17:23
FOTOLAJM/ Protesta para bashkisë, vajza e Sali Berishës kërkon sërish lirimin e babait nga arresti shtëpiak, braktiset nga militantët

1714490752_malltezi.jpg

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme para Bashkisë së Tiranës, thirrjet për dorëheqjen e Veliajt kanë ardhur nga vajza e Sali Berishës, vajza e Safet Zhulalit dhe djali i Fahri Balliut. Edhe në protestën e sotme të Rithemelimit, Argita Malltezi, bashkëshorti dhe babai i së cilës janë nën arrest shtëpiak prej fundvitit të shkuar për korrupsion, shfaqet teksa mban veshur një bluze përmes së cilës kërkohet lirimi i babait të saj Sali Berisha.

Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se në duart e kujt ka mbetur opozita, e cila me sa duket po i trashëgohet fëmijëve të eksponentëve të PD së viteve ’90, si një plaçkë që duhet mbajtur brenda familjes. Kjo është edhe një nga arsyet që sot në protestë kanë dalë 1/3 e militantëve nga grushti i atyre që protestuan një javë më parë.

Ora 17:16
‘Lironi Berishën’, militantët e Rithemelimit qëllojnë me vezë në drejtim të bashkisë Tiranë

 

Me bluzë ‘Lironi Berishën’, militantë të Rithemelimit kanë qëlluar me vezë në drejtim të bashkisë së Tiranës. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga Reprot TV, dy të rinj qëllojnë pa u ndalur në drejtim të bashkisë me vezë.

Ora 17:08
Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës! Pamje kur efektivët ndërhyjnë për të shuar flakët

 

Protestuesit e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur shishe me Molotov drejt godinës së bashkisë duke rrezikuar dhe jetën e policëve. Siç shihet edhe në këtë video që sjell Report Tv, molotovët shpërthyen në flakë para dyerve të Bashkisë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.

Ora 16:12
Protesta e Rithemelimit, mbledhja e Këshillit Bashkiak zhvendoset online

Pak para nisjes së protestës së Rithemelimit përpara Bashkisë së Tiranës, Kryesia e Këshillit Bashkiak ka vendosur që të zhvillojë mbledhjen online.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 01/05/2024 07:31

    Kta vodhen e bane t gjitha t zezat e pretendojne me dale pa u lage....paradoks i madh!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • zigur: 30/04/2024 21:22

    Keta ndyresira qe hedhin molotov policia i ndalon dhe gjykata i liron,keto gjykata kemi akoma nuk jane pastruar nga plerat.

    Përgjigju
  • Linda: 30/04/2024 21:06

    Protesta filloj per Veliajn dhe degradoi me dhune per per vendimin e gjykates ne favor te Bashes.Argita me te zeza si naziste dhe vajza e Zhulalit qe hapi depot e armeve ishin ne protest u bene gati te hypnin nga dritaret ne Bashki sic hypi Berisha kur mori me dhune ish shpine qendrore te ushtris!Faji eshte i drejtesis qe i fillon hetimet me dosjet e fundit jo sipas radhes me ato te fillimit!

    Përgjigju
  • Arben: 30/04/2024 18:38

    Me kete opozite kunder popullit dhe PS vetem sa shtohet neveria per ta! Ku jane ambasadat e perendimit? Duhet ata te reagojne sa me pare! Vetem ambasadat i mbyllin gojen opozites!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 30/04/2024 12:05

    Rithemelimi + PL përherë kan bër MOS BINDJE CIVILE SIÇAS SALIUT & JO protestë me kërkesa për qytetarët,por për të nxjerr BABIN POLITIKË SB nga Izolomi sikur E KA ARRESTUAR LaliEri përbindshin Tropojan. Policia e Shtetit nuk duhet ti bëj lëshime VANDALVE TË NON GRATËS..! Nuk duhen LIRUAR NGA BURGU VANDALËT..nga DREJTËSIA E SALIUT FATKEQSI KOMBËTARE NË 34 VITE..!

    Përgjigju
    • Neri: 30/04/2024 16:31

      Protesta behet kunder qeverisjes, nuk behet kunder ndertesave te pushtetit vendor.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

 Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person

Alarmi fals për bombë në shkollat e Tiranës, skenar si në Maqedoninë e Veriut! Dyshohet se u dërgua nga i njëjti person