Nesër seanca, ja strategjia e
PD-së për përballjen me qeverinë

Nesër seanca, ja strategjia e<br />PD-së për përballjen me qeverinë
Tiranë - Një përballje me pyetje dhe përgjigje mes opozitës dhe mazhorancës, pritet të jetë seanca e nesërme parlamentare që do të fillojë në orën 10:00. Do të jetë radha e opozitës për të analizuar programin e qeverisë nëpërmjet pyetjeve të shumta që do të bëhen drejtuar kabinetit qeveritar.

Për gazetën Shqiptarja.com, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka treguar dhe strategjinë që do të përdorë opozita në Parlament për të zbërthyer programin qeverisës së kabinetit “Rama” për katër vitet e ardhshme.

“Një seancë ku do të flasin të gjithë deputetët nga 20 minuta secili”, shprehet Paloka. Pyetjet pritet që të prekin të gjitha fushat e programit qeveritar, me të cilin deputetët e gjithë Parlamentit janë njohur që para dy ditësh. Edhe pse ka qenë e pamundur kontaktimi me ish-ministrat e kabinetit “Berisha”, burime pranë grupit parlamentar të opozitës bëjnë të ditur se seanca e së shtunës pritet që të vërë përpapa përgjegjësive për mbajtjen e premtimeve gjithë kabinetin e ri qeveritar të kryeministrit Rama. Të gjithë sektorët e programit do të preken nga pyetjet e opozitës, të cilët do të kërkojnë llogari sipas profileve profesionale të deputetëve, të detajuara për çdo digaster, duke u bazuar n

Strategjia

Ministrat e larguar tashmë të PD kanë marrë detyrë në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar që të studiojnë programin qeverisë të PS dhe të përgatiten mirë sipas sektorëve që të bëjnë një oponencë të fortë ndaj tij në seancën e debatit në Kuvend ditën e nesërme.

Mësohet se sektorët kryesorë, ku do të goditet fort janë shëndetësia, ku ish-ministri Halim Kosova do të sulmojë fort programin e PS dhe pamundësinë e shërbimit shëndetësor falas. Nga ana tjetër, Bode, Sheferedin Shehu dhe Ruli do përgatiten për të goditur fort programin ekonomik dhe konkretisht Ministrinë e Financave, të ekonomisë dhe në veçanti taksën progresive, ku do të merren paratë për reformat dhe hapjen e 300 mijë vendeve të punës.

Nga ana e tij, Sokol Olldashi do evidentojë përparësitë e qeverisjes së djathtë në infrastrukturë dhe mangësinë e investimeve të qeverisë Rama në këto sektor, duke goditur njëherësh dhe projektet që qeverisë së re për turizmin dhe territorin. Nga ana tjetër ish-ministrja Bregu do të debatojë për integrimin, por dhe diplomacinë, i ndihmuar dhe nga Aldo Bumçi ish-ministër i Jashtëm. Ndërsa për elementë të tjerë do të debatojnë ndoshta dhe Berisha me Topallin, pavarësisht se askush nuk u ka ngarkuar detyrë atyre.


Çfarë do të diskutohet seancën e nesërme parlamentare?

Seancën e nesërme parlamentare pritet që të palët politike të shpalosin nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve gjithë programin e qeverisë që u është dorëzuar të gjithë deputetëve si dhe medias në vend. Pritet që të jetë një seancë e gjatë, e cila në fund do të konkludojë me miratimin e qeverisë si dhe programin e hartuar nga ajo.

Pse u shty seanca për ditën e shtunë?

Seanca u vendos që të mbahej ditën e shtunë, për shkak të një konsensusi mes krerëve të grupeve parlamentare si dhe kryeparlamentarit Meta për shkak se opozita, në Konferencën e Kryetarëve kërkoi më shumë kohë që të njihej me programin, në bazë të së cilit do të ndërtonte dhe pyetjet për të.

Çfarë ndodh pas diskutimit?

Pas diskutimit në seancën parlamentare, pritet që të kabineti qeveritar të hidhet në votim. Më pas pritet që të miratohet dhe programi i hartuar nga të majtët. Pas gjithë procedurave ministrat si dhe vetë kryeministri do të bëjnë betimin përpara presidentit, pas së cilës do të fillojnë punën.



Shkrimi u publikua sot(13.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor