Nesër demokratët votojnë në Qarkun e Gjirokastrës, zbardhen emrat e 27 kandidatëve të propozuar

Nesër demokratët votojnë në Qarkun e Gjirokastrës, zbardhen emrat e 27 kandidatëve të propozuar

Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës do të votojnë të dielën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Gjirokastës, me 5 mandate, ka një numër të madh kandidatësh potencialë për deputetë. Në garën e parë tek anëtarësia janë 27 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Gjirokastër

1.ADIL XHELILI

2.ALIJE KOKALARI

3.ALTIN ÇOMO

4.ANTONELA LENA

5.BEQIR GJIKA

6.BESNIK ALIAJ

7.ENTELA SHEHAJ (FICO)

8.NIKOLLA ZHULLA

9.ROLAND BEJKO

10.SHEMSHO LAMAJ

11.TRITAN SHEHU

Dega Këlcyrë dhe dega Përmet

1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)

2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)

3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)

4.JOANA QIROLLARI (Përmet)

5.KASTRIOT SULKA (Përmet)

6.NIKO SHUPULI (Përmet)

Dega Memaliaj

1.ARSOLA MUZHA

2.BUJAR SKËNDO

3.BUKUROSH AJDINI

4.FATMIR ZEKA

5.HATIXHE QENDRAI

Dega Tepelenë

1.GRAMOZ QENDRO

2.KRISTINA BARDHI

3.MEHMET VEIZI

4.MYZAFER ELEZI

5.SOKOL GUGA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe nga Sekretari Organizativ Sahit Dollapi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS