'Gjakpirës'! Gjykata e Kukësit sqaron këshilltarin bashkiak: E vërteta e dënimit

'Gjakpirës'! Gjykata e Kukësit sqaron këshilltarin bashkiak: E vërteta e dënimit

Këshilltari bashkiak i Kukësit, Basri Elezi

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të këshillit bashkiak të këtij qytetit, Bastri Elezi, i cili e cilësoi sistemin e drejtësisë të korruptuar dhe gjakpirës të popullit të pafajshëm.

Elezi doli ditën e sotme në protestë i vetëm kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve për një dënim të një muaji më parë me 80 orë punë të detyrueshme, i cili i është dhënë për një dënim të 20 viteve më parë për leje qarkullimi. Elezi e cilësonte këtë dënim ndaj tij të padrejtë, duke i bërë thirrje kryeprokurores Arta Marku të merrte masa.

Lidhur me këtë, gjykata sqaron se këshilltari bashkiak është deklaruar fajtor për veprën penale ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve, për të cilën është dënuar me 3 muaj burgim, por që i është pezulluar vuajtja e dënimit duke e zëvendësuar me përmbushjen e një pune 80 orë në interes publik pranë bashkisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës deklaron se shtetasi Basri Elezi është deklaruar fajtor me vendim numër 55-2017-797 të datës 18,07,2017 për veprën penale falsifikim i vullave, i stampave ose i formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite ky shtetas është dënuar me 3 muaj burgim. Ndërkohë në bazë të nenit 63 të Kodit Penal shtetasit Basri Elezi i është pezulluar vuajta e dënimit duke e zëvëndësuar me përmbushjen e një punë 80 orë në interes publik pranë Bashkisë Kukës. Ky vendim ka marrë formë të prerë dhe është ekzekutuar ndërsa çështja është gjykuar nga gjykatësi Granit Qypi thjet në reagimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Lidhur me akuzat për korrupsion Gjkate e Kukësit i rekomandon këtij shtetasi që të ndjek rrugët ligjore duke prezantuar fakte dhe prova për personat e akuzuar gjatë protestës së tij para gjykatës. Ndërkohë Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës Isuf Shehu deklaroi se me shtetasin Basri Elezi nuk ka asnjë çështje penale. Për këtë shpifje do të “vazhdojë rrugën ligjore deklaroi Shehu kreu i Gjykates së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Reagimi i Gjykatës së Kukësit

Reagimi i Gjykatës së Kukësit (Klikoni për ta lexuar të plotë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve