New York/ Manastirliu në OKB: Shqipëria e angazhuar për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit

New York/ Manastirliu në OKB: Shqipëria e angazhuar për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit

“Qeveria shqiptare është plotësisht e angazhuar për të çuar përpara reformat për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm” kjo ka qenë një pjesë nga deklarata e thënë nga ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu e cila po merr pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë që po zhvillohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, ku prezantoi rezultatet e Forumit Rajonal të UNECE-s për vendet e Europës dhe reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për gjithëpërfshirjen dhe barazinë sociale.

Ndër të tjera Manastirliu shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për konsolidimin e reformave për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) dhe Agjendën 2030, si pjesë e pandarë e përpjekjeve të Qeverisë shqiptare për integrimin europian.

Vendosja e shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe sigurimi i aksesit në drejtësi për këdo, janë në fokus të reformës në drejtësi që po ndërmerr qeveria shqiptare”, tha në fjalën e saj Manastirliu.

Ministrja u ndal gjithashtu tek sfidat e qeverisë shqiptare për të vijuar rritjen ekonomike të vendit përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Duke theksuar rolin e rëndësishëm të arsimimit për gjeneratat e ardhshme, Manastirliu tha se: 25 fakultete dhe universitete publike dhe private në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshjen për t’u angazhuar për përmbushjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Manastirliu konfirmoi gjatë fjalës së saj në Forumin e Nivelit të Lartë Politik në OKB angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e marrëveshjes së Parisit mbi ndyshimet klimaterike.

Më herët, gjatë sesionit të panelit të Ministrave mbi raportimin e rajoneve për implementimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Manastirliu prezantoi gjetjet e Forumit Rajonal të mbajtur në Gjenevë, në cilësinë e Kreut të Forumit Rajonal të UNECE-s.

Gjatë Forumit të Nivelit të Lartë Politik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara u kërkua më shumë angazhim nga qeveritë për përmbushjen e objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, nëpërmjet fuqizimit, gjithëpërfshirjes dhe barazisë sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?

Armë për Ukrainën/ A mund të ndihmojë Ballkani Perëndimor?