New York shpërblen me 100 dollarë të gjithë qytetarët që vaksinohen kundër COVID-19

Foto ilustruese

Qyteti i New York-ut do të shpërblejë me 100 dollarë qytetarët që vaksinohen kundër COVID-19. Lajmi është bërë ditën e djeshme nga kryebashkiaku Bill de Blasio i cili theksoi se shpërblimi vlen vetëm për ata që marrin dozat e para të vaksinës.

Kjo masë do të fillojë që nga dita e premte, për këdo që e merr vaksinën në një nga qendrat e vaksinimit të qytetit dhe qytetarët do e marrin shpërblimin në formën e një karte debiti të parapaguar me 100 dollarë.

Kjo nismë është marrë për të rritur numrin e të vaksinuarve pasi qyteti po përballet me raste të reja infeksioni dhe rritje të numrit të shtrimeve spitalore, sidomos mes personave të pavaksinuar.

Një ditë më parë qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve këshilluan njerëzit dhe të vaksinuarit që të mbajnë sërish maska në ambiente të mbyllura.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Pse duhet te mbani kripë me vete në rast rreziku?