Vitin e kaluar, për herë të parë në historinë e pasur të trofeve, Santos në Brazil u rrëzua nga elita e futbollit në vendin e Amerikës Latine. Klubi i cili përfaqësohet nga emri i legjendës Pele, tanimë duket se e ka gjetur shpëtimtarin.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Al Hilal, Neymar. I dalë nga moshat e skuadrës, braziliani në 2013 kaloi për 88 milionë euro nga Santos te Barcelona dhe tanimë po mendon të bëhet presidenti i Santos.
Një ndër futbollistët me të ardhurat më të shumta në botë, Neymar duket se do shpëtojë klubin që i besoi dhe i ndryshoi jetën duke i dhënë mundësinë e një fanelle titullare.
130 milionë euro është borxhi i Santos, me Neymar që veç kësaj shifre kërkon të investojë dhe të bëhet aksioneri kryesor i klubit. Sipas medieve braziliane, Neymar synon të bëjë të njëjtën gjë siç bëri ish-sulmuesi legjendar Ronaldo Nazario me Cruzeiron në 2021.
Ronaldo bleu klubin pasi zbriti një ligë më poshtë për 80 milionë euro, duke marrë 90 përqind të aksioneve dhe vetëm nëntë muaj më vonë e ktheu skuadrën në një kategori më të lartë.
Neymar aktualisht ka një kontratë në Arabinë Saudite me Al Hilal dhe fiton 100 milionë euro në sezon, ndaj me siguri ka disa kursime për të përballuar blerjen e klubit të tij të dashur.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60.8%
-
JO
32.2%
-
NUK E DI
7.1%
Vota total: 1241
Lajme të tjera
-
Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg
28 Mars, 17:19
-
GOLAT/ 17-vjeçari shënon në shtëpinë e re, Spanja dhe Brazili barazojnë 3-3 në miqësoren e luksit! Sylvinho me mision në 'Bernabeu'
27 Mars, 09:56
-
Qindra shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet në Brazil
24 Mars, 22:58
-
VIDEO/ Brazili mposht Anglinë në 'Wembley', 17-vjeçari i Real Madrid shënon për herë të parë me 'Seleçaon'
23 Mars, 22:12
-
Përdhunoi një vajzë shqiptare, Robinho dënohet me nëntë vite burgim
21 Mars, 17:02
-
Lirimi i Dani Alves çështje ndërkombëtare, presidenti i Brazilit: Ai është një kriminel, paratë s'duhet të blejnë lirinë
21 Mars, 16:00
-
I nxehtë ekstrem në Brazil, termometri shënon 62.3 gradë
18 Mars, 18:10
-
VIDEO/ Pjesë e një bande kriminale në Brazil, futbollisti arresohet gjatë ndeshjes
7 Mars, 16:31
-
Lufta në Gaza/ Negociatat në Paris mes Izraelit dhe Hamasit, media: Takim i suksesshëm, tani varet nga grupi palestinez! Netanyahu: Kombinimi i presionit ushtarak me negociatat sjell lirimin e pengjeve izraelite
24 Shkurt, 15:21
-
VIDEO/ Çmenduri në Brazil, sulmohet autobusi i ekipit! 6 futbollistë në spital
23 Shkurt, 14:49
-
Izraeli shpall ‘non grata’ presidentin brazilian Lula da Silva
20 Shkurt, 13:06
-
Neymar pranë lamtumirës arabe, rikthim shokues në Brazil
11 Shkurt, 22:23