Nga 1 gushti hyrja në Gjermani vetëm me Green Pass, ndryshojnë rregullat për kufijtë tokësorë

Gjermania duke nisur nga dita e sotme, rikthen detyrimin për të bërë një test PCR për të kthyerit nga pushimet, masë që u mor për të penguar përhapjen e virusit në fund të pushimeve të verës.

Të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare duhet të paraqesin para hyrjes në Gjermani testin negativ, certifikatën e vaksinimit apo dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen më parë.

Ky rregull vlente deri tani për pasagjerët me linja ajrore, por tani vlen për të gjitha rrugët e hyrjes në Gjermani, me automjet, autobus apo tren. Kontrollet do të zhvillohen në masë të gjerë.

Në anën tjetër në Gjermani debatohet për ndalimin e testimit falas për personat e pavaksinuar. Më shumë zëra brenda qevrisë të cilët kërkojnë që testet falas për COVID-19 të hiqen nga qarkullimi në kohën që të gjithë personat do të kenë mundësi të vaksinohen. Përjashtim duhet të ketë për ata që nuk mund të vaksinohen për shkaqe shëndetësore apo për fëmijët e të rinjtë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!