Nga 1 janari rreth 90% e bizneseve pa taksa! 37 milionë euro do i mungojnë arkës së shtetit në vit, i lihen në dorë sipërmarrjes

Nga 1 janari i këtij viti, 90% e sipërmarrjes në vend u çlirua nga taksat. Qeveria ua ka hequr për 9 vite bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë tatimin mbi fitimin, dhe rriti pragun e TVSH-së nga 2 milionë lekë që ishte duke e bërë në 10 milionë lekë.

Nga heqja e tatim fitimit përfitojnë 110 mijë bizneseve, me një efekt financiar negativ në buxhetin e shtetit 650 milionë lekë në vit. Ndërsa TVSH-ja i zerohet 90 mijë subjekteve, duke sjellë një reduktim të ardhurash në arkën e shtetit me rreth 3 ose 4 miliardë lekë në vit.

Por pavarësisht këtyre lehtësirave qeveria nuk ul pritshmëritë për të ardhurat. Me argumentin se ekonomia këtë vit do të rimëkëmbet me 5.5% në raport me rënien prej 6.1% të parashikuar në vitin e kaluar, ministria e Financave pret që këtë vit të mblidhen nga TVSH-ja 148.6 miliardë lekë nga 130.7 miliardë lekë që është përcaktuar për vitin e 2020.

Ndërsa nga tatimi mbi fitimin deri në dhjetor të këtij viti synohet të mblidhen 33 miliardë lekë nga 30.3 miliardë në 2020-ën. Por ndërkohë në vitin që lamë pas, të ardhurat nga këto dy taksa si pasojë e mbylljes së ekonomisë dhe goditjes nga pandemia kanë shënuar rënie.

Konkretisht sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga të ardhurat nga TVSH në 11 muaj kanë rënë me 7.1 miliardë lekë dhe nga tatimi mbi të ardhurat me -7.9 miliardë lekë, duke treguar një rënie të aktivitetit ekonomik të bizneseve. Nga ana tjetër tkurrja erdhi edhe si pasojë e shtyrjes së kësteve të tatim fitimit për këtë vit.

 

HEQJA E TAKSAVE/ PËRFITUESIT

0 tatim-fitim për 110 mijë biznese        -650 mln lekë

0 TVSH për 90 mijë biznese               -3 ose 4 mld lekë

 

TË ARDHURAT NGA TVSH

Në vitin 2021                148.6 miliardë lekë

Në vitin 2020                130.7 miliardë lekë

Diferenca                         +17.8 mld lekë

 

TË ARDHURAT NGA TATIM-FITIMI

Në vitin 2021                 33 miliardë lekë

Në vitin 2020                30.3 miliardë lekë

Diferenca                       +2.6 mld lekë

 

 

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund