Nga 1 korriku, deklarata e TVSH-së dhe librat e shitjes/blerjes plotësohen automatikisht nga sistemi i Fiskalizimit

Nga 1 korriku, deklarata e TVSH-së dhe librat e shitjes/blerjes plotësohen automatikisht nga sistemi i Fiskalizimit

Nga data 1 korrik 2022, librat e shitjes/blerjes dhe deklarata e TVSH-së do të plotësohen automatikisht, sipas të dhënave të sistemit të fiskalizimit. Deri atëherë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron tatimpaguesit se dorëzimi i deklaratës së TVSH-së apo librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarive në e-filing. 

Sipas DPT-së, gjatë muajve prill-qershor tatimpaguesve do t’u ofrohet një hapësirë e dedikuar për të raportuar çdo problematikë, që kanë hasur gjatë dorëzimeve manuale në e-filing, me qëllim zgjidhjen e çdo problematike dhe përmirësimin e shërbimit.

“Me qëllim adresimin dhe zgjidhjen e çdo problematike të hasur gjatë plotësimit të faturave të blerjes apo shitjes në portalin SelfCare, në menutë: “Artikulli i librit te Blerjes dhe Artikulli i librit të shitjes”, DPT i bën thirrje tatimpaguesve të raportojnë në të gjitha kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore, si përmes platformës Help Desk, në faqen zyrtare: http://helpdesk.tatime.gov.al edhe nëpërmjet adresave zyrtare të postës elektronike të Drejtorive Rajonale, ku tatimpaguesi është i regjistruar (https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtorite-rajonale), informon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja

Forcohet leku, bie euroja dhe dollari! Me sa këmbehen sot monedhat e huaja