'Nga 2003-2004 trafikuan drejt Italisë 22,240 kg kokainë'/ Arrestohet në Elbasan krahu i djathtë i 'kapo bandës' kriminale shqiptare

'Nga 2003-2004 trafikuan drejt Italisë 22,240 kg kokainë'/ Arrestohet në Elbasan krahu i djathtë i 'kapo bandës' kriminale shqiptare

Xhiliano Xhoxhi

ELBASAN- Xhiliano Xhoxhi, i akuzuar për trafikim heroine dhe kokaine, është arrestuar mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit, për llogari të Interpol Romaës. Xhoxhi njihet si anëtar i grupit “Poter-Al”, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Holanda dhe Turqia drejt Francës dhe Italisë. Në mars të 2014, ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg për veprën penale “trafikimit të narkotikëve”.

Por kush është  Xhiliano Xhoxhi dhe banda “Poter-Al”?
Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të  ndryshme të botës. Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj.  Mes tyre ishte edhe Ervin Tavanxhi, nga Elbasani, djali i ish- deputetit, Vangjel Tavanxhi.

Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Hollandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi  edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali. Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004. Grupi Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.

Xhiliano Xhoxhi

ANËTARËT
Ilir Koçiaj, nga Elbasani
Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi
Zamir Vadardha, nga Shijaku
Bledi Balliu, nga Fieri
Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri
Leonard Çobaj, nga Vlora
Ervin Tavanxhi, nga Elbasani
Xhiliano Xhoxhi
Malvin Toto
Bisera Pudiç, shtetase kroate
Gëzim Mekaj
Robert Peçi

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet