Risitë e PS-së për 61 bashkitë/ Nga aktori i humorit, te ish-gardisti i 21 Janarit dhe kushëriri i Nanos, 5 socialistët që futen në Kuvend

Risitë e PS-së për 61 bashkitë/ Nga aktori i humorit, te ish-gardisti i 21 Janarit dhe kushëriri i Nanos, 5 socialistët që futen në Kuvend

Erjon Isai

Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot kandidatët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Pesë deputetë të shumicës do të lënë Kuvendin e Shqipërisë për të kandiduar për pushtetin lokal në Gjirokastër, Lezhë, Përrenjas, Kamëz dhe në Pogradec. Ndërkohë që me largimin e deputetëve që do të kandidojë për kryetar bashkie, në Kuvend pritet që të futen pesë emra të rinj nga socialistët.  

Deputetët që lënë mandatin dhe ata që futen
Flamur Golemi kandidon në Gjirokastër-Hyn në Kuvend Laert Duro
Pjerin Ndreu kandidon në Lezhë-Hyn në Kuvend Adriana Jaku
Nuri Belba kandidon në Përrenjas- Hyn në Kuvend Florenc Spaho
Rakip Suli kandidon në Kamëz- Hyn në Kuvend Eljo Hysko
Ilir Xhakolli kandidon në Pogradec- Hyn në Kuvend Ardit Konomi

Por kush janë veçoritë e tjera të kandidatëve të PS-së? Rekordin vijon që ta mbajë Gëzim Topçiu në Maliq që kërkon një mandat të gjashtë në drejtim të pushtetit vendor, më pas vjen Adriatik Zotkaj që kërkon mandatin e pestë në Poliçan dhe Tërmet Peçi në Tepelenë të tretin.

Në Kolonjë socialistët kanë zgjedhur që të kandidojë Erjon Isain, ish-aktori i 'Portokallisë' dhe aktualisht drejtori i Teatrit të Kukullave. Në Dibër pas shumë debatesh u vendos ish-drejtori i Tatimeve Dionis Imeraj i akuzuar nga PD-ja për blerje votash në 2017, ndërsa në Mat, Agron Malaj ish-gardist i 21 Janarit, aktualisht drejtor i OSHEE-së.

Një tjetër emër që spikat është kandidati i Kavajës Redi Kraja, i cili është kushëri i ish-kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Fatos Nano.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 11/05/2019 13:01

    Rana dhe Gardisti i 21 Janarit . Xsi ta kuptojme kete lidhje mos eshte si ceremonia me kryeballistin Nihat Frasheri ? Rana vetem socialist nuk eshte !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump