Nga ‘Aladini’ tek ‘Maçoku me çizme’, heronjtë e përrallave në teatro! ‘Para perëndimit’ në ‘Metropol’! ‘Ëndrra e madhe’ tek ‘Agimi’!

1.     Teatri i Kukullave rikthen sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik në Tiranë shfaqjen për fëmijë “Maçoku me çizme”, me regji të Paolo Comentale.

2.     Përralla “Princi i vogël” nga Antoine de Saint Exupéry e me regji të Rafael Hoxhës, vijon sot e nesër në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental në ArTurbina.

3.     3 vjet pas vdekjes së gruas së tij 70-vjeçari Matthais Clausen bie në dashuri me një vazë të re, por ata që e rrethojnë i dalin kundër. Drama "Para Perëndimit" e nobelistit Gerhart Hauptman, me regji të Andia Xhungas e Indrit Çovanit, shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë me një kast të përzgjedhur aktorësh.

4.     Nga rrëfimet e "Një mijë e një net" të Antoine Galland "Aladini" mbërrin sot e nesër në orën 17.00 në sallat kulturore pranë Komunës së Parisit, me regji të Aurora Qazimi Ymerit.

5.     Bazuar në jetën e futbollistit Konrad Koch, filmi dramatik gjerman "Ëndrra e madhe" i regjisorit Sebastian Grobler shfaqet sot në orën 18.00 në qendrën e artit "Agimi".

6.     Pret vizitorët deri në 27 prill në Muzeun "Marubi" në Shkodër ekspozita "Felice Beato dhe Adolfo Farsari - Dy italianë në Lindjen e Largët" ,

7.     Komedia e zezë “Amerikan- Bad is good again” nga Adam Seidel vijon sot e nesër në orën 19.00 me regji të Ina Morinaj.

8.     Komedia “Një shtrat plot me të huaj” e autorit Dave Freeman shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin  “Aleksandër Moisiu”, me regji nga Adelina Muça.

9.     Humor, emocione dhe dramë, shfaqja "Biznesmeni" me dramaturg Viktor Zhustin e regji të Gëzim Kames vihet në skenë sot e nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me një kast të përzgjedhur aktorësh.

10. Vijon këtë fundjavë në orën 19.00 në skenën e teatrit "Skampa" në Elbasan komedia “Zëra pas skene” me regji nga Helidon Fino.

 

A.D/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar

VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar