Zgjidhet kreu i ILD-së! Ruçi: Sesioni i punëve të mbaruara, hapim negociatat para majit 2020

TIRANE- Kuvendi nisi sot sesionin e ri parlamentar, që shënon edhe 100-vjetorin e punimeve të tij , me një vendim të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Me 98 vota pro, përmes një modeli elektronik të aplikuar për herë të parë, u zgjodh në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani

Metani është vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni, e cila për të shmangur konfliktin e interesit nuk mori pjesë në votim, proces nga i cili zgjodhën të qëndronin jashtë dhe  8 deputetë të tjerë, ndërsa 8 të tjerë votuan kundër. Po me anë të votimit elektronik që shkatoi vonesa duke qenë se aplikohej për herë të parë, u zgjodh edhe kreu i ri i Komisionit të Ekonomisë Milva Ekonomi, e cila do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Ahmetajn, që sot u rendit krah ministrave të kabintetit qeveritar me postin e ministrit të Rindërtimit.

Nisja e sesionit të ri parlamentar, zbriti në foltoren e Kuvendit, edhe kreun e tij Gramoz Ruçi, i cili në fillim të seancës pas një bilanci për vitin e shkuar, e quajti 2020, vitin e  punëve të mbaruara, teksa u shpreh se hapja e negociatave do të bëhet brenda muajit maj, ndërsa vuri theksin në hartimin e Reformës Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR.

Ndërsa kryetarja e Grupit Parlamentar të PD, Rudina Hajdari u shpreh se opozita e re parlamentare do vazhdojë të këmbëngulë për ndryshimin e sistemit dhe nuk do të lejojë që tryeza për Reformën Zgjedhore të kthehet në një pazar të radhës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Kuvendi voton vëllanë e deputetes socialiste në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë

1579540561_metani2.jpg

Artur Metani është zgjedhur kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë me 98 vota pro, 8 kundër, ndërsa 9 të tjerë nuk kanë votuar. Metani është vëllai i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni. Pas votimit, Metani është betuar në foltoren e Kuvendit, përpara deputetëve.

Ora 18:09
Arben Ahmetaj renditet krah ministrave në Kuvend, Milva Ekonomi merr postin e kreut të Komisionit të Ekonomisë

1579540303_230145.jpg

Me anë të votimit elektronik, i vënë në përdorim për herë të parë në këtë sesion parlamentar, Kuvendi zgjodhi sot Milva Ekonomin në krye të Komisionit të Ekonomisë. Ajo do të zëvendësojë në këtë post  Arben Ahmetajn, pas emërimit të këtij të fundit si ministër i Rindërtimit. Ndërsa në vend të Ekonomit tek 'Edukimi', pritet të emërohet Mirela Kumbaro.

Ora 18:02
Murrizi ironi në Kuvend: Shtoni edhe një karrige, se keni shtuar ministrin! Lleshaj pret për pak momente në këmbë

Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka ironizuar faktin se qeveria vjen në këtë sesion të ri me një ministër më shumë, atë të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Murrizi tha se duhet shtuar edhe një karrige, pasi Ahmetaj ishte ulur në vendin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për të cilin u shtua më pas një karrige. Ai tha se në këtë 100-vjetor duhet të sillen në Kuvend përfaqësuesit e popullit.

"Meqë keni ndërruar televizorët, në këtë kuadër shtoni edhe një karrige se keni shtuar ministrin. Ia vodhët karrigen ministrit të Brendshëm, shih si e keni lënë. Nesër është 100-vjetori i parlamentarizmit shqiptar. Ata burra që u mblodhën në 1920 nuk kanë nevojë t'i vlerësojmë ne. Para se të shkojmë nesër atje për të nderuar 100 vjetorin e parlamentarizmit. Këtë vit dua t'i japim mundësi qytetarëve shqiptarë të sjellin në Kuvend përfaqësues. Opozita jo parlamentare ka bërë rrofishatë por ishalla nuk thyen shtyllën kurrizore", tha Murrizi.

1579541849_lleshaj.jpg

Ora 17:46
Rudina Hajdari: Opozita e re i shërbeu vendit duke qendruar në Kuvend! Nuk do lejojmë që Reforma Zgjedhore të kthehet në pazar

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, njëherazi bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore demokrat, Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk do të lejojë që Reforma Zgjedhore të kthehet në një pazar të radhës mes PD dhe PS. Ajo tha se e drejta për zgjedhur nuk duhet t'i mohohet shqiptarëve dhe ndoshta duhet theksuar edhe përmes një referendumi.

"Në këtë kuvend janë marrë vendime të rëndësishme politike si dhe një vendim që kishte të bënte me të ardhmen e vendit tonë, për të ndaluar copëtimin e tij. Kjo ngjarje e rëndësishme na bën të reflektojmë për vitin që kaluam, një vit mjaft i vështirë për politikën në vend. Angazhimi ynë në parlament ka qenë kyç dhe i ka shërbyer vendit. Pavarësisht përbaltjes për të delegjitimuar këtë kuvend, puna jonë po vijon të japë frytet e saj. Besoj se i kemi shërbyer vendit tonë. Disa cinikë vazhdojnë ta paragjykojnë këtë vendim tonin. Mendoj se dalja nga kjo krizë duhet të vijë përmes reformave, si ajo në drejtësi si dhe ajo zgjedhore. Angazhimi ynë si deputetë në Kuvend dhe Komisione ka qenë pikërisht që ne të hapim debatin e madh për ndryshimin e sistemit. Unë dua të falenderoj të gjithë, përfshijë këtu edhe opozitën parlamentare. Kjo reformë nëse mbështet nga SHBA, BE d nuk duhet të mbetet peng në retorikë dhe të kthehet në alibi për një pazar të radhës. Ajo duhet të kthejë besimin te vota. Dua të shpjegoj pse u ula në atë tryezë. Dua të garantoj që ajo reformë të mos abuzojë me besimin e shqiptarëve që ata të jenë në gjendje të zgjedhin dhe jo të votojnë. Ne nuk do bëhem bllokues për integrimin e vendit por nuk do lejojmë që kjo reformë të kthehet në pazar. Angazhimi ynë do të jetë në funksion të kësaj axhende dhe në bashkëpunim me BE dhe SHBA do i japim formën e duhur. Shqiptarët po përjetojnë një krizë të thellë mendimi dhe besimi. Zhvillimi ekonomik vijon të mbetet peng i krizës politike. Reforma Zgjedhore duhet të bazohet tek vullneti për t'i dhënë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur, duke e theksuar ndoshta edhe përmes një referendumi. Shqiptarët kanë pritshmëri të larta dhe duhet t'i japim besimin institucioneve ashtu si shqiptarët e meritojnë, që të ndalim njëherë e mirë emigracionin. Dua t'i kujtoj shqiptarëve që e drejta e tyre në parlament të rikthejë besimin", tha Hajdari.

Ora 17:11
Ruçi 'zbret' në foltore në vitin e 100 të Kuvendit: Ky sesion do të jetë i punëve të mbaruara, nga negociatat para majit 2020 tek Reforma Zgjedhore

Viti 2020 i cili shënoi 100 vjetorin e veprimtarisë së Kuvendit, ka nisur ditën e sotme me fjalën e kreut të këtij institucioni Gramoz Ruçi. Teksa përmendi ngjarjen e rëndë të tërmeti të 26 nëntorit, Ruçi falenderoj palët politike për sjelljen e treguar për përballimin e kësaj situate. Ai e quajti vitin 2020, vitin e punëve të mbaruara duke renditur disa nga objektivat për këtë vit, duke nisur nga integrimin, reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe ashpërsimi i masave për të minimizuar rreziqet nga fatkeqësitë natyrore. Ai prezantoi edhe një investim të Kuvendit, për votimin elektronik i cili, tha ai, do të rrisë aksesin e deputetëve në zhvillimet e Kuvendit.

"Një shekull më parë Kombi shqiptar ndodhej në udhëkryq por burra të shquar të vendit u mblodh në Kuvendin e Lushnjes dhe morën vendime për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm. Ishte vetëm zëri i presidentit Wilson që ndali copëtimin e Shqipërisë. Me Kongresin e Lushnjes fillon veprimtaria 100 vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë. Sesioni fillon pas një ngjarje të madhe tragjike të tërmetit të 26 nëntorit. Kjo situatë shërbeu për të treguar humanizmin e gjithë shqiptarëve si dhe dëshmoi përgjegjësinë e qeverisë për t'iu gjendur pranë. Falenderoj deputetët që iu gjendën pranë të prekurve nga tërmeti jo si zgjedhës por si vëllezër dhe motra. Vlerësoj qëndrimin e opozitës e cila mbi interesat politike vuri solidaritetin. Nga kjo ngjarje duhet të reflektojmë për projektligjet që duhet të miratojmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Kuvendi është kujdesuar që në buxhetin 2020 të parashikohen fonde për funksionimin normal të institucioneve.  Pas mbledhjes së Këshillit Europian i cili nuk hapi negociatat. Kuvendi vetëm sa na shton angazhimin dhe nuk na dekurajon. Në javën e parë të muajit shkurt presidenti i parlamentit europian do të vizitojë Shqipërinë. Ky sesion duhet dhe do të jetë sesioni i punëve të mbaruara. Gjatë këtij sesioni duhet të përqendrohemi në këtë objektiva"

-Celja e negociatave për anëtarësim para majit 2020. Do të rishikojmë ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit, do të rrisim transparencën dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile

-Për fundimi i Reformës Zgjedhore pas konsesusit të arritur me opozitën.

-Gjatë sesionit të ri do të përfundojë ngritja e të gjithë organeve të drejtësisë. Kuvendi do punojë që sistemi i drejtësisë që mos grabisë qytetarët por të jetë në shërbim të tyre

-Gjatë këtij sesioni do rishikojmë plotësimin dhe do hartojmë ligje të reja për përballimin e fatkeqësive natyrore si zjarret, përmbytjet, edukimin me kushtet antisizmike. Nuk mund të parandalojmë dukuritë natyrore por mund të minimizojmë rreziqet dhe dëmet prej tyre.

-Sistemi i ri i IT dhe votimit do fillojë të zbatohet dhe ofron mundësi që deputetët të njihen online me materialet që diskutohen në Kuvend. Kjo do të rrisë edhe aksesin e deputetëve në Kuvend", tha Ruçi.

Ora 16:47
PS mbledh grupin parlamentar para nisjes së seancës së Kuvendit

1579540123_grupiparlamentarPS770x470.jpg

Pak para nisjes së seancës parlamentare, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar. Mësohet se gjatë mbledhjes është propozuar emri i Milva Ekonomit aktualisht kryetare e Komisionit të Edukimit, për të zëvendësuar Arben Ahmetajn në postin e kreut të Komisionit të Ekonomisë, pas emërimit të këtij të fundit si ministër i Rindërtimit. Emri i saj do të votohet sot në Kuvend. Ndërkohë është propozuar Artur Metani në krye të ILD. Ndërsa në vend të Ekonomit tek 'Edukimi', pritet të emërohet Mirela Kumbaro.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 19/01/2020 18:43

    Ju lutem z.ruci, jo kaq prepotent. Pyeti zonjat dhe zoterinjte nese jane dakord te fillojne apo jo. Mbase jane akoma te lodhur nga festat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin