Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi, vlera e futbollistëve të Shqipërisë në Euro 2024

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi, vlera e futbollistëve të Shqipërisë në Euro 2024

Kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë e nis sot (e shtunë) aventurën në Euro 2024 (Dortmund) me ndeshjen ndaj Italisë në kuadër të Grupit B (Shqipëria, Itali, Kroaci, Spanjë). Por, cilët janë futbollistët më të vlefshëm dhe më pak të vlefshëm në ekipin e kuqezinjve.

Kuqezinjtë e nisin Euro 2024 kundër Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit me ndeshjen që pritet të fillojë në orën 21:00. Por, cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë në treg dhe ata më pak në listën e Shqipërisë në Euro 2024.

Sipas faqes së specializuar të statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt, vetëm katër lojtarë kanë vlerë 10 milionë euro e sipër te Shqipëria. Lojtari më i shtrenjtë në listë është padyshim sulmuesi në pronësi të Chelseat, Armando Broja, që aktualisht vlerësohet 22 milionë euro.

I dyti në listë me vlerën më të lartë është kampioni i Italisë me Interin, mesfushori Kristjan Asllani që vlerësohet 16 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Ernest Muçi i Besiktasit me vlerë 13 milionë euro dhe kapiteni Berat Gjimishti me vlerë 10 milionë euro.

Lojtarët që kanë vlerë në treg nën 1 milionë euro janë Etrit Berisha (500 mijë), Klaus Gjasula dhe Naser Aliji me nga 400 mijë euro dhe në fund Amir Abrashi me vlerë 200 mijë euro.

Vlera e kuqezinjve:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Finale Euro 2024/ Spanja kampione e Evropës për herë të 4-t në histori, 'fundos' 2-1 Anglinë në Berlin! Iberikët vendosin rekord

Finale Euro 2024/ Spanja kampione e Evropës për herë të 4-t në histori, 'fundos' 2-1 Anglinë në Berlin! Iberikët vendosin rekord