Nga ditëlindja do të shkonin në disko, vdesin në aksident tragjik 4 të rinj në Itali! Më i madhi vetëm 22 vjeç, mes tyre edhe një adoleshente 17-vjeçe

Nga ditëlindja do të shkonin në disko, vdesin në aksident tragjik 4 të rinj në Itali! Më i madhi vetëm 22 vjeç, mes tyre edhe një adoleshente 17-vjeçe

Vendi i aksidentit

Katër të rinj kanë humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi natën mes të premtes dhe të shtunës në Itali, në zonën e San Giustino Umbro, në provincën e Perugias.

Të katër, dy djem 21 dhe 20 vjeç dhe dy vajza 22 dhe 17 vjeç, ndodheshin në një makinë Fiat Punto, e cila, në bazë të asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga karabinierët, ka përfunduar jashtë rrugës ndoshta për shkak të sipërfaqes së lagësht nga shiu.

Duket se ata erdhën nga një festë ditëlindjeje dhe po shkonin në një disko në San Sepolcro. Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të drejtë, ndërkohë që makina fillimisht përfundoi në një kanal dhe më pas në murin mbajtës të një ure. Të rinjtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme brenda makinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:16
FOTO/ Kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën në aksident pas darkës së ditëlindjes në Itali

1670091515_23.JPG

Një darkë ditëlindjeje, selfie para pasqyrës në tualetin e klubit ku ndodheshin ishin veprimet e fundit që bënë 4 të rinj që humbën jetën në një aksident me makinë në Itali. Ata po ktheheshin për shtëpi me një Fiat Punto kur dolën nga rruga.

Katër viktimat e mbrëmjes të së premtes janë Natasha Baldacci, e cila drejtonte makinën, Nico Dolfi, Gabriele Marghi, të tre 22 vjeç - dhe Luana Ballini , 17 vjeç. Më e reja e grupit ishte me origjinë nga Monte Santa Maria Tiberina, ndërsa të tjerët ishin nga Città di Castello.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tirana dhe Vllaznia me mision përmbysjen, sot jepen dy biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë

Tirana dhe Vllaznia me mision përmbysjen, sot jepen dy biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë